LAJMI I FUNDIT:

Boston Celtics kampion në Konferencën e Lindjes, kalojnë në finalen e madhe të NBA

Boston Celtics kampion në Konferencën e Lindjes, kalojnë në finalen e madhe të NBA

Boston Celtics kanë marrë edhe fitoren e katërt në po aq ndeshje në finalen e Konferencës së Lindjes dhe tani janë kampion.

Në ndeshjen e katërt Celtics kanë triumfuar me rezultat të ngushtë 105:102 duke kaluar në finalen e madhe të NBA pasi kanë marrë titullin kampion në Lindje.

Deri më tani Celtics kanë qenë fantastik në ‘Play-Off’, duke fituar 12 ndeshje dhe duke humbur vetëm dy prej tyre.


Celtics rrëzuan Miami Heat dhe Cleveland Cavaliers me rezultat të njëjtë 4-1 në raundin e parë dhe të dytë, derisa në finale eliminuan Indianan me rezultat 4-0.

Heroi i ndeshjes së mbrëmshme është Derrick White i cili goditi një trepikësh për fitore. Indiana pas kësaj pati rastet e saj, por nuk arriti të kryente asnjë sulm, kështu që rezultati mbeti 105:102.

Jaylen Brown ishte më efikasi me 29 pikë dhe Jayson Tatum shkëlqeu me 26 pikë, 13 kërcime dhe tetë asistime. Te Indiana, Andrew Nembhard shënoi 24 pikë me 10 asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.

Ylli i Celtics, Jaylen Brown përfundimisht u emërua MVP i finaleve të Konferencës Lindore.

Celtics në finalen e madhe të NBA do ta pres fituesin e duelit Dallas Mavericks – Minnesota Timberwolves, ku Mavs janë duke udhëhequr në seri 3-0. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori