Korporata Energjetike e Kosovës ka filluar shkyçjen nga rrjeti elektrik për të gjithë ata konsumatorë që kanë borxh mbi 1000 euro, bëjnë të ditur zyrtarë të kësaj kompanie. Sipas tyre, në tërë territorin e Kosovës, llogariten të jenë mbi 10 mijë konsumatorë të mëdhenj. Këtë aksion e përkrahin edhe njohës së fushës së energjetikës.
Korporata Energjetike e Kosovës ditëve të fundit ka intensifikuar aksionin për shkyçje nga rrjeti elektrik të konsumatorëve, që kanë borxh ndaj kësaj korporate. Aksioni me moton “Kush s’ka borxh, do të ketë energji elektrike – ndërsa kush nuk paguan faturat, do të shkyçet”, është duke u zhvilluar në tërë territorin e Kosovës, bën të ditur Viktor Buzhala, zëdhënës në këtë korporatë.
Fokusi kryesor i këtij aksioni, është te borxhlinjtë e mëdhenj, thotë Buzhala, duke shtuar se energjia u është ndërprerë dhe do t’u ndërprehet atyre personave që kanë borxh ndaj KEK-ut mbi 1000 euro.
Ndërkaq, Buzhala tregon si një shembull rastin e një konsumatori në Prishtinë, i cili tashmë ka mbetur pa energji elektrike, që ka pasur borxh mbi 14 mijë euro. Borxhi total i konsumatorëve ndaj KEK-ut, është mbi 350 milionë euro, ndërsa humbjet komerciale apo shfrytëzimi i energjisë elektrike në mënyrë joligjore arrin në 21 për qind, njofton Buzhala.
“Arsyeja e këtij aksioni, paraqet vendosmërinë e KEK-ut për stabilizim përfundimtar dhe ruajtjen e vazhdimësisë së energjisë elektrike. Shkyçja individuale është treguar më e suksesshmja. KEK-u do të vazhdojë t’i shkyçë borxhlinjtë. Shpresoi se do të kemi sa më pak borxhlinj në mënyrë që të ketë sa më pak shkyçje”, thotë Buzhala.
Edhe ekspertë të fushës së energjetikës e përkrahin aksionin e KEK-ut. Profesori Naim Hoxha, thotë se KEK-u duhet të jetë i pamëshirshëm ndaj konsumatorëve të papërgjegjshëm. Madje, sipas tij, aksioni i tashëm i KEK-ut është shumë më i drejtë sesa shkyçjet kolektive, që deri më tani ka aplikuar kjo kompani.
“Në këto kushte të demokracisë, nuk mund të dënohen njerëzit në mënyrë kolektive. Prandaj, kjo shkyçje e borxhlinjve të vërtetë është pikërisht ajo që duhet të bëjë KEK-u. Por, a duhet bërë me konsistencë dhe pa zgjedhje, sepse kam frikë se aty ka njerëz, të cilët kanë lidhje dhe gjejnë lidhje”, konsideron Hoxha.
Buzhala tregon se në tërë territorin e Kosovës llogariten mbi 10 mijë konsumatorë me borxhe të mëdha, të cilët do të shkyçen nga rrjeti shpërndarës elektrik, ndërsa vetëm në Prishtinë, sipas tij, janë mbi 2000 konsumatorë.
Për këtë, thotë ai, KEK-u apelon te të gjithë konsumatorët t’u përgjigjen obligimeve ndaj korporatës në mënyrë që të ketë furnizim pa ndërprerje të energjisë elektrike.
“KEK-u po ecën fuqishëm drejt stabilizimit financiar. Sot KEK-u nuk është kompani në humbje, mirëpo për ta ruajtur këtë vazhdimësi, ne jemi të detyruar që të tregojmë vendosmërinë tonë, se ata që nuk kanë borxhe, do të kenë energji elektrike, ndërsa ata që nuk i paguajnë faturat e tyre, do të shkyçen”, deklaron Buzhala.
Ndryshe, Korporata Energjetike e Kosovës, viteve të fundit ka zbatuar planin ABC, sipas të cilit plan kategoria A, që llogaritet se janë konsumatorët e rregullt të pagesës së faturave të energjisë së shpenzuar, energji kanë 24 orë pa ndërprerë, ndërsa kategoria B dhe C kanë energji, varësisht nga pagesa që bëjnë këta konsumatorë. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Bëni idetë tuaja realitet me Bison Poly Max
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet