LAJMI I FUNDIT:

“Borxhi publik i Maqedonisë është vendosur nën kontroll”

“Borxhi publik i Maqedonisë është vendosur nën kontroll”

Udhëheqja anti perëndimore e OBRM-PDUKM-së nuk ka besueshmëri për të folur për ekonominë, posaçërisht pas çdo gjëje që i bëri ekonomisë me qeverisjen e saj kriminale për 11 vjet kriminale, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa qytetarët po varfëroheshin në mënyrë masive, ndërsa OBRM-PDUKM e fute shtetin në borxh në mënyrë të pakontrolluar dhe paratë e qytetarëve u shpenzuan për luks, barok, monumente dhe tendera kriminale, vetëm për të realizuar interesat kriminale të Nikolla Gruevskit dhe kolegëve të tij.


Ndryshe nga qasja e OBRM-PDUKM-së e udhëhequr nga Gruevski, qeveria e udhëhequr nga LSDM vepron në mënyrë të përgjegjshme me paratë e qytetarëve.

“Përmes menaxhimit të përgjegjshëm të financave, qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja arriti ta vërë nën kontroll borxhin publik. Ndryshe nga qeverisja kriminale e OBRM-PDUKM-së, sot, frekuenca e huamarrjes është zvogëluar dhe normat e interesit për huamarrje janë historikisht më të ulëtat”, thonë nga LSDM./Telegrafi/