Pas shumë mundimesh dhe negociatash të vështira, qeveria shqiptare arrin t‘i bindë bankat për marrjen e kredisë me vlerë 250 milionë euro. Marrëveshja u nënshkrua dje pasdite nga ministri i Financave, Ridvan Bode, dhe përfaqësuesve të dy bankave kryesore, "Alpha Bank" dhe "Deustche Bank". Pjesa dërrmuese e kredisë do të përdoret për të mbuluar financimin e rrugës Rrëshen-Kalimash, pjesë e Durrës-Kukës.
Nisur nga situata e vështirë financiare që po kalojnë bankat e huaja, qeveria pranoi që shuma të jepet e ndarë në dy këste dhe nga disa banka që do të përfaqësohen nga dy të parat. Ministria e Financave deklaroi dje zyrtarisht se, "kredia do të shpërndahet në dy transhe.
E para prej 95 milionë eurosh do të disbursohet brenda muajit maj dhe e dyta prej jo më tepër se 155 milionë eurosh, që do të agregohet nga sindikata e gjerë, do të shpërndahet brenda muajit qershor".
Po sipas ministrisë, e cila negocioi për qeverinë shqiptare, kredia merret për të financuar nevojat e buxhetit të shtetit për shpenzime kapitale për vitin 2009, duke përfshirë financimin e mbetur të rrugës Rrëshen-Kalimash, vlera e së cilës po prek majat e buxhetit, prej 800 milionë eurosh.
Ministria e drejtuar nga Ridvan Bode konfirmon faktin se, një numër i madh bankash të tjera, me aktivitet ndërkombëtar, por edhe lokal, kanë shprehur interes për t‘u përfshirë në sindikatën e gjerë që do të disbursohet në formën e një transhi të dytë.
"Ky zhvillim shumë pozitiv tregon edhe një herë besimin që institucionet financiare ndërkombëtare kanë në ekonominë tonë dhe në ecurinë e reformave të ndërmarra nga qeveria", tha dje ministria. Gjithashtu, sipas saj, marrja e kësaj kredie do ta rrisë stabilitetin financiar në vend dhe do të zvogëlojë ndjeshëm nevojën e qeverisë për të financuar buxhetin nga tregu i brendshëm bankar.
Kushtet dhe interesat e kredisë nuk janë bërë të ditura për momentin nga ministria, por mendohet se nuk do të jenë më të larta se 7 për qind.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEmona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese
Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh