LAJMI I FUNDIT:

Boris Johnson do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme britanike

Boris Johnson do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme britanike

Është konfirmuar se Boris Johnson do të jetë kandidat në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të Britanisë së Madhe.

Johnson, i cili ka qenë nuk ka asnjë rol pas shkarkimit si kryeministër britanik më 10 shtator, do të luftojë për një vend në zonën e tij zgjedhore Uxbridge dhe South Ruislip.

Deputetët konservatorë kanë afat deri të hënën për t’i thënë partisë nëse dëshirojnë të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, të cilat pritet të zhvillohen në vitin 2024, raporton skynews.


Johnson dha dorëheqje në verë pas një seri skandalesh dhe dorëheqjesh masive të ministrave, por është ende i popullarizuar në mesin e disa deputetëve konservatorë dhe anëtarëve të partisë.

Shoqata Konservatore Uxbridge&South Ruislip njoftuan se “do ta mbështesin plotësisht Boris Johnsonin si deputet dhe kandidatin tonë lokal në çdo zgjedhje të ardhshme”.

Nëse Johnson fiton, kjo do të linte derën e hapur për një garë tjetër për t’u bërë lider konservator në të ardhmen.

Kur pasardhësja e tij, Liz Truss dha dorëheqje pas vetëm gjashtë javësh në detyrë, Johnson deklaroi në mënyrë dramatike se ishte gati të hynte sërish në Downing Street, përpara se të tërhiqej nga gara për lidership në minutën e fundit.

Ndryshe, shumë ish-kryeministra zgjedhin të largohen si deputetë me shpejtësi pas largimit nga posti i lartë, si Tony Blair dhe David Cameron. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Peshkatari peruan rrëfen ngjarjen, pasi u shpëtua pas 95 ditësh i humbur në det - duke ngrënë breshka, zogj e buburreca

Peshkatari peruan rrëfen ngjarjen, pasi u shpëtua pas 95 ditësh i humbur në det - duke ngrënë breshka, zogj e buburreca

Botë
Erdogan flet në telefon me Trump – zbulohen detaje të bisedës mes tyre

Erdogan flet në telefon me Trump – zbulohen detaje të bisedës mes tyre

Botë
Pamje që thuhet se tregojnë aeroplanin me pasagjerë që “vendosi të sfidonte” tornadon, e cila po godiste Missourin

Pamje që thuhet se tregojnë aeroplanin me pasagjerë që “vendosi të sfidonte” tornadon, e cila po godiste Missourin

Amerika

"Të humbur, por jo të harruar": Si po i kërkon Ukraina të zhdukurit e luftës

Evropa
SHBA deporton qindra venezuelianë, pavarësisht se një gjykatë urdhëroi administratën e Trump të mos e bënte këtë

SHBA deporton qindra venezuelianë, pavarësisht se një gjykatë urdhëroi administratën e Trump të mos e bënte këtë

Botë
Zelensky i Ukrainës emëron shefin e ri të shtabit të përgjithshëm

Zelensky i Ukrainës emëron shefin e ri të shtabit të përgjithshëm "për të përshpejtuar reformat"

Botë
Kalo në kategori