LAJMI I FUNDIT:

Bordi përkrah Feim Salihun

Bordi përkrah Feim Salihun

Bordi i Drejtorëve të Kompanisë “Pastrimi”, dhe Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të kësaj kompanie përkrahin që Feim Salihu të vazhdojë të jetë edhe më tej në krye të kësaj ndërmarrje.

Pas një mbledhje të hënën nga Menaxherët e Njësive Operuese dhe Bordi i Drejtorëve të Kompanisë shprehën qëndrimin e tyre se e përkrahin Kryeshefin Ekzekutiv të kësaj Ndërmarrjeje, Feim Salihun.

“Kryeshefi Ekzekutiv, Feim Salihu, nuk është lejuar të hyje në ndërtesën e kompanisë për të vazhduar procesin e punës, ai është penguar nga protestuesit dhe aktivistët e Vetvendosjes në mesin e të cilëve kishte edhe asambleistë të kësaj partie në Kuvendin Komunal të Prishtinës”.


“Është për keqardhje fakti që sot asnjë klientë nuk ka hyrë Brenda objektit të kompanisë për të kryer ndonjë pagesë, sepse këta protestues po pengojnë procesin e punës”.

Në emër të Bordit të Drejtorëve të Kompanisë “Pastrimi”, foli anëtari i Bordit Sahit Bytyqi, që është përfaqësues i Komunës së Drenasit, i cili tha se ka dy muaj që po kërkohet shkarkimit i Kryeshefit Ekzekutiv pa ndonjë vlerësim të performances, po ashtu Anëtari i Bordit i zgjedhur nga Komuna e Prishtinës nuk ka qenë asnjëherë pjesëmarrës në mbledhjet e Bordit të Drejtorëve, kemi rekomanduar që të jetë pjesëmarrës në mbledhjen e Bordit ku do të bëhej votimi për Kryesues nga anëtaret e tjerë të Bordit ashtu si e parasheh Ligji.

“Qëndrimi i përbashkët i Bordit të Drejtorëve të Kompanisë, Menaxherave të Njësive Rajonale të Kompanisë ‘Pastrimi’, dhe i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve është se çështja e Kompanisë ‘Pastrimi’, nuk duhet të politizohet pasi kjo po ndikon ne imazhin e Kompanisë ‘Pastrimi’”, tha Bytyqi.
Po ashtu anëtarit bordit i cili e përfaqëson Komunën e Prishtinës, Bardhyl Nocit i është bërë Ftesa së bashku me rend dite për të gjitha mbledhjet e mbajtura nga ana e Bordit të Drejtorëve.

Bytyqi, sqaroi se mandati i Kryeshefit Ekzekutiv, është vazhduar nga Bordi i Drejtorëve ashtu siç e parasheh Ligji. “Bordi i Drejtorëve ka vlerësuar se me ardhjen e Feim Salihut në Kompani ka pasur performancë të mirë dhe ka pasur rritje dhe ndryshime pozitive në krahasim me kushtet që ka Kompania”, tha ai.

Sahit Bytyqi tha se Bardhyl Noci nuk është Kryesues i Bordit, por këtë mandat e ka Naser Selmani për tre muaj, kjo në mungesë të zgjedhjes së anëtarit të tyre nga ana e Komunës së Prishtinës pasi ky proces është vonuar prej anës së Komunës.

Ndërsa, lidhur me punëtorët e Kompanisë “Pastrimi”, foli Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve, Qamil Fejzullahu, i cili tha se veprimi i ditës së sotme të Lëvizjes së Vetëvendosjes është një veprim i papranueshëm për këtë sindikatë. /Telegrafi/