LAJMI I FUNDIT:

Bordi i “Pastrimi”-it përkrah Feim Salihu, Alban Krasniqin

Bordi i “Pastrimi”-it përkrah Feim Salihu, Alban Krasniqin

Bordi i Drejtorëve të Kompanisë “Pastrimi”, ka mbajtur sot një mbledhje në të cilën është vendosur që ta përkrahin kryeshefin aktual të kompanisë Feim Salihu.

“Ne anëtarët e Bordit të Drejtorëve nuk kemi marr vendim për shkarkimin e Kryeshefit Ekzekutiv dhe i njëjti e ka mbështetjen e Bordit të Drejtorëve, i cili me plot përgjegjësi vazhdon ta kryejë detyrën zyrtare të tij”, thuhet në komunikatë për media të kompanisë “Pastrimi”.

Po ashtu thuhet se në përkrahje të kryeshefit Ekzekutiv janë edhe menaxhmenti i kompanisë “Pastrimi”, së bashku me të gjitha njësitë ku operon Kompania “Pastrimi”.


Gjithashtu në mbështetje të kryeshefit ekzekutiv, Feim Salihut janë edhe sindikata e pavarur e punëtorëve të kompanisë “Pastrimi”, të cilët e përkrahin fuqishëm kryeshefin ekzekutiv të kësaj ndërmarrje Feim Salihu.

Para disa ditës komuna e Prishtinës ka vendosur ta shkarkojë kryeshefin aktual dhe në vend të tij ka emëruar ushtrues detyre Alban Krasniqin. /Telegrafi/