LAJMI I FUNDIT:

Bora i zë në gjumë

Bora i zë në gjumë

Rruga magjistrale Prishtinë – Pejë të dielën thuajse ka qenë e bllokuar për disa orë, si pasojë e borës dhe ngricave të mëdha. Por, situatë e njëjtë ka qenë edhe në rrugët tjera nacionale e lokale të vendit, ku disa kanë qenë të pakalueshme për automjete e në disa të tjera automjetet kanë kaluar me vështirësi të mëdha.

Pavarësisht se kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve ka kohë që janë përzgjedhur si nga Ministria e Infrastrukturës për rrugët nacionale, por edhe nga komunat e Kosovës për rrugët lokale, bora e cila ka rënë të shtunën dhe të dielën sikurse viteve tjera i ka zënë të papërgatitur. Të dielën deri në orën 14 kompanitë që pastrojnë borën në Gjakovë ende nuk kanë dalë në rrugë, e ku bora mësohet se ka arritur deri në 30 centimetra.

Bora e madhe po ashtu ka vështirësuar tej mase qarkullimin në rrugën kryesore të Deçanit, rrugë kjo që lidh Gjakovën me Pejën, ndërkaq rrugët tjera lokale në këtë qytezë thuajse kanë qenë të bllokuara në tërësi nga bora që ka rënë në vazhdimësi. /Zëri/Telegrafi/