LAJMI I FUNDIT:

Bombolat vrasëse

Bombolat vrasëse

Me ardhjen e dimrit, rritja e përdorimit të gazit të lëngshëm kryesisht për ngrohje dhe gatim, ka shtuar rrezikun e ndonjë eksplodimi të mundshëm në banesat e qytetarëve.

Gjatë 3 viteve të fundit nga shpërthimi i bombolave të gazit janë shënuar dhjetëra viktima dhe shumë të plagosur. Kjo ka risjellë edhe njëherë në fokus problematikën e tregtimit, por edhe të përdorimit të bombolave të gazit në familje.

Këto bombola janë jashtë çdo standardi dhe nuk janë kontrolluar asnjëherë nga ministritë përkatëse, ajo e Zhvillimit Ekonomik dhe e Tregtisë dhe Industrisë. Vetëm gjatë 2014-s në territorin e Kosovës janë importuar 60 milionë litra gaz. /Zëri/Telegrafi/