LAJMI I FUNDIT:

Bojinov: Italia nuk i ngjan një kampioni bote

Bojinov: Italia nuk i ngjan një kampioni bote

Sulmuesi bullgar Valeri Bojinov paralajmëron Italinë që të mos presë ndeshje të lehtë në Torino, dhe është i bindur se do t’i heshtë tifozët italianë.

Të mërkurën mbrëma Italia dhe Bullgaria takohen në Olimpico të Torinos, ndërsa fitorja për Azzurët do të thoshte një hap pranë kualifikimit për Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010.

“E ndoqa Italinë duke luajtur kundër Gjeorgjisë, dhe ky nuk është ekipi që unë e mbaj mend. Ne duhet të jemi të qetë dhe t’i shfrytëzojmë shanset tona”.

“Ky nuk është ekipi nga Kupa e Botës, ne i respektojmë të zgjedhurit e Lippit, por nuk ia kemi frikën askujt”, ka thënë Bojinov për “Sky Sport Italia”.