LAJMI I FUNDIT:

Boban: Diego dhe Del Piero duhet të luajnë bashkë

Boban: Diego dhe Del Piero duhet të luajnë bashkë

Mesfushori i dikurshëm i Milanit, Zvonimir Boban, ka paralajmëruar një partneritet të fuqishëm ndërmjet dyshes së Juventusit, Diego dhe Alessandro Del Piero.

Transferi i ri dhe ikona e Juves, ende nuk kanë luajtur bashkë, për shkak të lëndimit të Del Pieros që do ta mbajë jashtë fushe edhe në ndeshjen e të shtunës mbrëma kundër Lazios. Ndërsa Boban mendon se ata nuk do ta kenë vështirë të luajnë njëkohësisht, përkundër ngjashmërive në lojën e tyre.

“Ata duhet të luajnë bashkë dhe mendoj se do ta kenë lehtë, sepse mund t’i përdorin të dyja këmbët”.

“Diego mund të përshtatet si sulmues mbështetës, ndërsa Del Piero është sulmues. Të dy lojtarët janë kampionë inteligjentë dhe mendoj se ata do të luajnë bashkë me sytë mbyllur”.


“Kjo ma përkujton kohën kur luaja me Roberto Baggion dhe Dejan Savicevicin te Milani”, është shprehur Boban për “Tuttosport”.