LAJMI I FUNDIT:

BNP Paribas në mesin e 10 bankave më të sigurta në botë

BNP Paribas në mesin e 10 bankave më të sigurta në botë

Lista e “50 bankave më të sigurta në botë” është bërë në bazë të rejtingut afatgjatë të kredive dhe aseteve totale të 500 bankave në tërë botën. Rejtingu i shfrytëzuar është ai nga Moody’s, Standard & Poor dhe Fitch.

Me stabilitetin e bankave lartë në agjendën e korporatave Global Finance publikon listën vjetore të bankave më të sigurta në botë. Pas dy vjetëve të turbullta kur disa nga bankat më të respektuara botërore ranë nga lista e 50 bankave më të sigurta në botë, tashti duket se kjo çështje është duke u qartësuar.

Ato banka që ruajtën vetën nga ekspozimi i rrezikut në portofolin e tyre para se të shpërthente kriza ndërkombëtare financiare vazhdojnë të jenë në krye të listës së bankave më të sigurta në botë. Përderisa disa nga emrat e mëdhenj botërorë që u ndikuan nga kriza financiare janë duke u munduar që të ndërtojnë portofolin e tyre të kredive.

Global Finance ka publikuar listën e bankave më të sigurta tash 18 vjet dhe kjo listë është bërë standard për tërë botën financiare.


“Dy vjetët e fundit kanë qenë të vështira për agjencitë e rejtingut dhe bankat të cilat këto agjenci i kanë vlerësuar”, thotë botuesi i Global Finance Joseph D. Giarraputo. “Më shumë se kurdoherë më parë konsumatorët në tërë botën janë duke e shikuar aftësinë afatgjatë të kredi marrjes si një nga pikat kryesore të përzgjedhjes së bankës më të cilën bëjnë biznes”.