LAJMI I FUNDIT:

Bllokohet Tirana nga reshjet

Bllokohet Tirana nga reshjet

Trafiku në Tiranë u bllokua pothuaj plotësisht të enjten si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme dhe rritjes së nivelit të ujërave në rrugë.

Një zyrtar i policisë i tha medias në Tiranë se niveli i ujit madje kishte arritur në 70 centimetra në rrugën Don Bosko, në periferi.

Drejtori i qarkullimit rrugor Vullnet Topalli tha se policia po bën të pamundurën për të lehtësuar situatën.

Ndërkohë përmbytjet vazhdojnë të prekin gjithnjë e më shumë zona të vendit në veri veçanërisht, por edhe në jug.


Zona të tëra në Shkodër dhe Lezhë janë bërë pre e përmbytjeve dhe po kështu, edhe lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në jug. /Telegrafi/