LAJMI I FUNDIT:

Bllokohen cigare pabanderola

Bllokohen cigare pabanderola

Policia tatimore e Durrësit bllokoi të hënën në Kavajë një sasi cigaresh pa pullë fiskale, për të cilat vlera e evazionit fiskal arrin në pesë milionë lekë të vjetra.

Policia ka sekuestruar cigare Slims, Philips dhe Malboro ndërkohë që po përcaktohet sasia në total e cigareve të bllokuara. Operacioni është në vazhdim e sipër dhe po shtrihet edhe në zonën e Durrësit. /Telegrafi/