LAJMI I FUNDIT:

Blero shprehet i revoltuar me situatën aktuale politike: Nuk e di a jam në karantinë apo fushatë zgjedhore

Blero shprehet i revoltuar me situatën aktuale politike: Nuk e di a jam në karantinë apo fushatë zgjedhore
Foto: Blero/Instagram

Këngëtari i njohur Blero mbrëmjen e së mërkurës, vendosi të shprehë revoltën e tij lidhur me temat që po diskutohen nëpër emisione televizive.

Ai është i pakënaqur me faktin që nuk po trajtohet tema e pandemisë sa duhet dhe se krejt fokusi është kthyer në politikë.

E krejt kjo situatë vjen si pasojë e rrëzimit të Qeverisë Kurti që ndodhi javë më parë, gjë që ka bërë që shqiptarët e Kosovës të jenë në pritje të themelimit të një qeverie të re.


Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“S’po di a jam në karantinë a në fushatë zgjedhore. Allahile a mundeni t’i shikoni gjashtë televizionet tona kryesore dhe kallëzomni se nuk jam kah marr vesh. As edhe një diskutim nuk është për pandeminë, Zoti na ruajt. Zoti I bekoftë shqiptarët”, ka shkruar Blero në Instagram.

Foto: Blero/InstaStory

Këngëtari përndryshe po qëndron i karantinuar në banesën e tij në Prishtinë, teksa pak kohë para se të fillonte izolimit, ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.

Ndërkohë, këto ditë ai në bashkëpunim me artistët Fissi dhe Doni publikoi projektin e tij më të ri muzikor, ‘cover’-in e këngës së famshme “Pse s’thash të du” të Sabri Fejzullahut, që është pëlqyer shumë nga publiku. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

Magazina
Kalo në kategori