LAJMI I FUNDIT:

Blerësit, ja pse Android na pëlqen më shumë se iPhone

Blerësit, ja pse Android na pëlqen më shumë se iPhone

Konsumatorët të cilët kanë blerë modelet e ndryshme të telefonave Samsung nuk kanë qenë të hutuar nga ngjashmëritë me iPhone nga Apple, thuhet sipas një dëshmie të publikuar në gjykatë të hënën, përkatësisht në seancën e Apple vs. Samsung.

Sipas CNET, Samsung ka në dorë disa dëshmi të cilat nuk do t’i ndihmojnë shumë kompanisë Apple, pasi që të njëjtat thonë se konsumatorët kanë dhënë arsye të ndryshme për blerjen e telefonave Android nga Samsung.

Bazuar në dëshminë e prezantuar në gjykatë, një hulumtim i bërë në vitin 2010 thotë se 48 për qind e blerësve të pajisjeve mobile Android kanë blerë telefonat e Samsung për të qëndruar me operatorin e tyre mobil, fakt i cili e pati shtyrë Apple të ofrojë iPhone edhe në Sprint dhe Verizon, pas ekskluzivitetit të cilin kompania ia kishte dhënë rrjetit mobil AT&T.

Megjithatë, kjo nuk është arsyeja e vetme e cila i ka shtyrë konsumatorët të blejnë telefona që bazohen në sistemin operativ Android, pasi që 36 për qind prej tyre kanë thënë se njëra nga arsyet shtesë ka qenë edhe besimi në emrin e Google, ndërsa 30 për qindëshi tjetër ka thënë se ka qenë madhësia e ekranit si arsye kryesore pse ata kanë refuzuar të blejnë iPhone.


Për më shumë, një pjesë e blerësve të pajisjeve Android, ose 26 për qind e tyre gjithashtu kanë thënë se aplikacionet në Android Market kanë qenë një pikë shtesë e cila i ka shtyrë ata të kalojnë në Android, ndërsa pjesa e mbetur e tyre ka thënë se ka qenë integrimi me shërbimet e Google arsye tjetër, apo edhe “posedimi i telefonit të fundit në treg, apo teknologjisë më të re” një faktor shtesë që i ka bërë ata të blejnë një telefon mobil në Android. / Telegrafi /