LAJMI I FUNDIT:

Blerësit e pandërgjegjshëm

Blerësit e pandërgjegjshëm

Shumica e ndërmarrjeve shoqërore pas privatizimit, e kanë ndërruar veprimtarinë, duke i pamundësuar kështu vendit zhvillim ekonomik. Zyrtarë të AKP-së thonë se ata i monitorojnë ndërmarrjet që janë privatizuar me metodën e spin-offit special, si dhe ndërmarrjet që janë komercializuar.

Zëdhënësi i AKP-së, Ylli Kaloshi, tha për gazetën “Lajm” se disa blerësve të ndërmarrjeve të privatizuara me spin-off special, si pasojë e mosplotësimit të kushteve të kontratës, u janë shkëputur kontratat.

Haxhi Arifi, kryetar i BSPK-së, tha për se ndërmarrjet e privatizuara me spin-off special dhe të rregullt kanë lënë një numër të madh të papunëve, të cilët nuk kanë asnjë përkujdesje pas privatizimit. “Faktikisht vetëm 3 ndërmarrje që janë privatizuar me spin -off special kanë përmbushur kriteret të cilat kanë qenë në tender, edhe në punësim por edhe në aspektet tjera të veprimtarisë së tyre, ndërkaq të tjerat jo”, thekson Arifi.

Rudina Heroi, nga Instituti për Studime të Avancuara “GAP”, tha për “Lajm”, se keqmenaxhimi i procesit të privatizimit ka bërë që imazhi i Kosovës në arenën ndërkombëtare të vihet në pikëpyetje. Edhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për ekonomi, Myzejene Selmani, thotë se i tërë procesi i privatizimit ka ndikuar negativisht për ekonominë e vendit. /Lajm/Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dent Fix
Kalo në kategori