LAJMI I FUNDIT:

Blen pikturën e Picassos për vetëm 2 dollarë

Blen pikturën e Picassos për vetëm 2 dollarë

Në një ankand të gjësendeve të vjetra në Luiziana të SHBA-ve, Tesha Meknil ka blerë një pikturë të vjetër për dy dollarë, për të cilën dyshohet se mund të jetë vepra e piktorit të njohur Pablo Picasso.

Edhe pse piktura është goxha e vjetër, dhe nuk vërehet nënshkrimi i autorit, tesha pohon se kurrë nuk do t’i kishte shkuar ndërmend se bëhet fjalë për një pikturë origjinal të mjeshtrit të madh.

Ajo ka thënë se pikturën e ka blerë, sepse ishte tërhequr nga ngjyrat e ndezta që kishte ajo.

Kur u ktheva në shtëpi, fëmijët filluan të kërkonin në internet – për të zbuluar se bëhet fjalë për pikturën e vjedhur të Picassos.


Meknil e kishte gjetur një artikull në internet, ku bëhej e ditur se kjo pikturë është zhdukur shumë kohë më parë, dhe më pas e ka thirrur në telefon FBI-në.

Ish-pronarja e pikturës nuk mund të besojë se çfarë ka bërë, ndërsa pronarja e re e saj është duke pritur që atë t’ia kthejë FBI-ja, ndërsa mendohet se, nëse konstatohet se piktura është vepër e mjeshtrit gjenial Picasso, ajo mund të arrijë vlerën e disa milionë eurove. /Fonet/Telegrafi/