LAJMI I FUNDIT:

Blanc: Bordeaux nuk ka çka të humbë

Blanc: Bordeaux nuk ka çka të humbë

Trajneri i Bordeaux, Laurent Blanc, thotë se askush nuk beson se skuadra e tij do të fitojë përballë Juventusit të martën mbrëma në Torino, prandaj francezët do të mundohen t’i befasojnë bardhezinjtë.

“Fillimisht duhet të mbrohemi mirë, sepse ndeshjet në Ligën e Kampionëve kanë shumë duele”.

“Skuadra që do të fitojë do ta mbajë topin më shumë. Ndërsa Juve dhe Bordeaux pëlqejnë ta mbajnë topin”.

“Por do t’u befasoj kur them se ne s’kemi asgjë për të humbur- askush nuk beson se ne do të fitojmë… Është Juve skuadra e cila ka më shumë për të humbur: luan ndaj një kundërshtari më të dobët dhe duhet medoemos t’i fitojë tre pikët”, ka thënë Blanc në një konferencë për shtyp.