LAJMI I FUNDIT:

BlackBerry përgatit edhe modelin Classic

BlackBerry përgatit edhe modelin Classic

BlackBerry Passport është lansuar muajin e kaluar, ndërsa tani merret vesh se kompania kanadeze e ka edhe një model tjetër të telefonit në përgatitje.

Më saktë, bëhet fjalë për modelin e ri BlackBerry Classic, për të cilin tashmë kanë rrjedhur disa fotografi të reja jozyrtare në internet.

Modeli i ri i BlackBerry Classic sjell dizajnin klasik të telefonit të mençur, që përngjan më shumë me modelet e mëparshme të BlackBerry sesa me modelin e ri BlackBerry Passport. Telefoni i ri i BlackBerry sjell ekranin me diagonalen prej 3.5 inç.

Ekrani i BlackBerry Classic sjell edhe rezolucionin prej 720 x 720 pikselëve, të fuqizuar nga Qualcomm Snapdragon S4 MSM8960 dhe 2GB RAM.


BlackBerry Classic do të vijë edhe me versionin e fundit të sistemit operativ, BlackBerry OS 10.3, si dhe tastierën fizike QWERTY. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Apple zbulon videolojën për Vision Pro që e kthen shtëpinë tuaj në një vend me fantazma

Apple zbulon videolojën për Vision Pro që e kthen shtëpinë tuaj në një vend me fantazma

Teknologji
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Teknologji
Ja çfarë do të thotë nëse në ekranin e telefonit tuaj ndizet një dritë e gjelbër ose portokalli

Ja çfarë do të thotë nëse në ekranin e telefonit tuaj ndizet një dritë e gjelbër ose portokalli

Teknologji
Kalo në kategori