LAJMI I FUNDIT:

BlackBerry përgatit edhe modelin Classic

BlackBerry përgatit edhe modelin Classic

Edhe nëse e gjithë vëmendja mund të shkojë për modelin e ri të telefonit të BlackBerry, Passport, duhet të thuhet se kompania kanadeze tashmë është duke e përgatitur edhe një model tjetër të telefonit të avancuar të cilin do ta quajë BlackBerry Classic.

BlackBerry Passport pritet të jetë model i dedikuar për ndërmarrje, dhe për përdoruesit e telefonave rival, sikurse ato që bazohen në iOS, Android dhe Windows Phone.

Mirëpo, BlackBerry Classic dallon nga Passport, sepse i njëjti i kushtohet përdoruesve besnik të telefonave BlackBerry, të cilët as që mendojnë ta ndërrojnë markën e tyre të telefonit mobil.

BlackBerry Classic mban shumë karakteristika të modeleve klasike të telefonave BlackBerry, sikurse trackpad’in dhe butonat për Send, End, Menu dhe Back.


Modeli i ri i telefonit gjithashtu do të ofrojë edhe tastierën fizike QWERTY, si dhe baterinë më të fuqishme të ndonjë modeli deri më tani, ndërsa debutimi i tij pritet të ndodhë gjatë muajit nëntor.

BlackBerry Classic vjen me ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 3.5 inç me procesorin prej 1.5GHz Snapdragon S4, 2GB of RAM dhe BlackBerry 10.3 të para-instaluar. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Motorola thuhet se tashmë është duke punuar në Razr 50s

Motorola thuhet se tashmë është duke punuar në Razr 50s

Teknologji
SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë

SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë

Teknologji
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Teknologji
Nëse sinjali juaj i Wi-Fi është i dobët në banesën ose shtëpinë tuaj, provojeni këtë

Nëse sinjali juaj i Wi-Fi është i dobët në banesën ose shtëpinë tuaj, provojeni këtë

Teknologji
Kalo në kategori