LAJMI I FUNDIT:

BlackBerry Passport, rival serioz i iPhone 6 dhe Galaxy Note 4!

BlackBerry Passport, rival serioz i iPhone 6 dhe Galaxy Note 4!

Bashkë me Apple iPhone 6 dhe fabletin e ri të Samsung, Galaxy Note 4, është edhe modeli i ri i telefonit BlackBerry Passport, të cilin e presin përdoruesit të debutojë gjatë muajit shtator 2014.

Modeli më i ri i telefonit nga BlackBerry vjen me dizajn shumë unik, ndërsa tastiera e saj fizike tani ofron edhe funksionin e kursorit të navigimit, tipar tashmë i njohur për telefonat BlackBerry.

Mirëpo, këto nuk janë karakteristikat e vetme të cilat i sjell BlackBerry Passport sepse bashkë me dizajnin e dallueshëm, telefoni ofron edhe ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 4.5” me rezolucionin prej 1440 x 1440 pikselëve, me densitet të pikselëve që arrin në 453ppi, ose më shumë sesa rivali Samsung Galaxy S5, që ofron 432 ppi.

Mbrojtja e ekranit do të ofrohet nga Gorilla Glass 3, dhe jo nga safiri që pritet të sjell iPhone 6, dhe bateria e telefonit do të ketë kapacitet prej 3450mAh.


Procesori i Passport do të jetë quad-core 2.2GHz Snapdragon 800 me Adreno 330 GPU për grafika, ndërsa aty janë edhe 3GB RAM me 32GB hapësirë të brendshme.

Kamera e pasme e BlackBerry Passport sjell 13MP në OIS (stabilizuesin optik të fotografisë), ndërsa ajo e përparme do të jetë me 2MP, për të mundësuar selfie, video thirrje, dhe jo vetëm kaq. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Motorola thuhet se tashmë është duke punuar në Razr 50s

Motorola thuhet se tashmë është duke punuar në Razr 50s

Teknologji
SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë

SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë

Teknologji
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Teknologji
Nëse sinjali juaj i Wi-Fi është i dobët në banesën ose shtëpinë tuaj, provojeni këtë

Nëse sinjali juaj i Wi-Fi është i dobët në banesën ose shtëpinë tuaj, provojeni këtë

Teknologji
Kalo në kategori