LAJMI I FUNDIT:

Biznesmeni Tafaj dyshohet për mashtrim e shpëlarje parash

Biznesmeni Tafaj dyshohet për mashtrim e shpëlarje parash

Biznesmeni kosovar Aziz Tafaj, i cili është aksionar në kompaninë “AgroKosova- Holding”, i ka kaluar më shumë se nëntë orë në stacion policor, të mërkurën, pas arrestimit nga Policia e Kosovës.

Ai po dyshohet për tri vepra penale: falsifikim të dokumentit zyrtar, mashtrim, si dhe për shpëlarje parash, shkruan sot Koha Ditore.


Burime të “Kohës Ditore” brenda organeve të rendit bëjnë të ditur se rasti lidhet pikërisht me kompaninë “AgroKosova- Holding”, dokumente të së cilës dyshohet që Tafaj i ka falsifikuar.

Pas intervistimit, ai është liruar në procedurë të rregullt.

Foto: Ilustrim