LAJMI I FUNDIT:

Biznesi, Thaçi na plotësoi gjysmën e kërkesave

Biznesi, Thaçi na plotësoi gjysmën e kërkesave

“Ne sipas vlerësimeve të bordit të AKB-së prioritetet dhe zotimet në vitin, 2007, me kryeministrin janë plotësuar rreth 50 për qind, dhe kjo neve na bënë më të fortë dhe më të guximshëm që të kërkojmë nga qeveria edhe më tutje avancimin dhe zhvillimin e biznesit duke argumentuar me fakte se duhet të ndryshohen politikat fiskale”, ka thënë Agim Shahini.

Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar fuqishëm në krijimin e kushteve dhe rrethanave sa më të mira dhe më lehta për zhvillimin e biznesit kosovar.

Ai këto komente i bëri të mërkurën gjatë vizitës që i bëri Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), ku ka takuar edhe komunitetin e biznesit.

Shefi i Qeverisë kosovare ka shtuar se për një vit janë realizuar 50 % të prioriteteve që kanë qenë më AKB-në.


“Ne do të vazhdojmë të punojmë bashkërisht si partner. Natyrisht se ne kemi pasur përkushtime dhe partneritete të përbashkëta edhe më herët dhe ndihem mirë se si Qeveri e Republikës së Kosovës vetëm për një vit kemi realizuar diku mbi 50 % të atyre prioriteteve që i kemi nënshkruar më herët, por kemi bërë aq sa kemi pasur mundësi brenda një viti, por në vitet e ardhshme do të bëjmë edhe më tepër”, ka thënë kryeministri Thaçi, duke shtuar se tash kemi një sistem bankar të qëndrueshëm dhe një klimë më të favorshme.

Ndërsa kryetari i AKB-së Agim Shahini, ka vlerësuar lart iniciativat e këtilla dhe hapat konkret me reforma të politikave tregtare, por edhe në luftë kundër korrupsionit dhe evazioneve fiskale.

Shahini ka thekuar se premtimet janë realizuar rreth 50 % që kjo e bënë më fort dhe më guximshëm që të kërkojnë avancimin dhe zhvillimin e biznesit.

AKB-ja ka adresuar te kryeministri 15 pika që shpresojnë që këto pika dalëngadalë me qeverinë do të implementohen. /telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Kalo në kategori