LAJMI I FUNDIT:

Bizneset u prijnë marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Maqedonisë

Bizneset u prijnë marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Maqedonisë

Ne jemi të gatshëm që të mbajmë takime për çdo dite me qellim qe ti përmirësojmë marrëdhëniet në mes nesh. Biznesi kërkon ndërtimin sa me të shpejtë të autostradës Prishtinë Shkup, marrëveshje për eliminim e tatimit të dyfishtë dhe mbrojte të investimeve, kontrollë të përbashkët kufitare, paraqitje të përbashkët në tregjet tjera dhe para Unionit Evropian për ti shfrytëzuar kreditë për zhvillimin e infrastrukturës”, tha kryetari Azeski.

Përfaqësuesit e Odave Ekonomike të Kosovës dhe Maqedonisë vlerësuan sot të suksesshëm bashkëpunimin në mes tyre dhe u angazhuan për krijimin e infrastrukturës ligjore e cila do të lehtësonte zgjerimin e mëtejshëm të tij.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Besim Beqaj vlerësoi se takimi i sotëm në mes të delegacioneve të dy Odave dhe biznesmenëve nga dy shtete ishte i suksesshëm dhe në funksion të rritjes së këmbimeve tregtare në mes të dy vendeve.

“U ngritën disa çështje të cilat duhet të trajtohen edhe nga Qeveritë tona, bëhet fjalë për çështjen e infrastrukturës, vendkalimeve kufitare, nevojës për legjislacion shtesëë për të ndihmuar këmbimin tregtar, normalisht edhe lehtësimet tjera të cilat do të nënkuptonin thjeshtësimin e procedurave administrative në vendkalimet kufitare”, tha Beqaj.


Kryetari i OEK-ut theksoi se takimi është rezultat i marrëveshjes se nënshkruar ditë me parë në Vlorë të Shqipërisë në mes të Odave Ekonomike të Shqipërisë, Kosovës, Malit te Zi dhe Maqedonisë për të bashkëpunuar dhe për të konkurruar në projektet e niveleve evropiane.

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski theksoi se është konstatim i përbashkët se janë në vizite pune në Kosovë për ndryshim nga politikanët të cilët kanë mospajtime lidhur me çështjet formale.

Ai shtoi se bizneset kërkojnë vendkalim modern dhe bashkëkohorë kufitare në Jazhincë dhe ka shume kërkesa tjera të cilat do të lehtësojnë bashkëpunimin në mes të ndërmarrjeve nga Kosova dhe Maqedonia.

Azeski theksoi se është arritur pajtim lidhur me shumicën e çështjeve të hapura gjatë takimit dhe se kanë definuar edhe prioritetet tjera në bashkëpunimin dhe shkëmbimit të ndërsjellë.

Kryetari Azeski premtoi se OE e Maqedonisë do të punon në zvogëlimin e deficitit tregtar në anën kosovare.

Duke iu përgjigjur interesimit të mediave lidhur me problemet në marrëdhëniet politike në mes të Kosovës dhe Maqedonisë dhe ndikimit të tyre në marrëdhëniet ekonomike, kryetari i OEK-ut ka thëne se ideja e këtij takimi ka qene që të tregohet se bizneset e dy vendeve nuk kanë probleme.

Ndryshe Kosova ne marrëdhëniet tregtare me Maqedoninë ka deficit te shprehur tregtar. Nga Maqedonia importohen mallra ne vlere prej mbi 100 milion, ndërsa ne te eksportohen mallra ne vlere prej afro 10 milion euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Lëngjet Relax, produkti shqiptar më i shitur në Itali

Lëngjet Relax, produkti shqiptar më i shitur në Itali

Frutex
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Kalo në kategori