LAJMI I FUNDIT:

Bizneset pa ndikim në politikat qeveritare

Bizneset pa ndikim në politikat qeveritare

Bizneset në Kosovë deri më tash nuk kanë pasur ndikim të mjaftueshëm në politikat qeveritare, të cilat kanë të bëjnë me vetë bizneset, por edhe me zhvillimin ekonomik në përgjithësi, vlerësojnë përfaqësues të bizneseve dhe ekspertë për çështje të ekonomisë në Kosovë.

Agim Shahini, drejtues i Aleancës Kosovare të Bizneseve, thotë se bizneset nuk janë fare pa ndikim në politikat qeveritare për bizneset, por ky ndikim është i pamjaftueshëm për të krijuar një hapësirë dhe klimë të volitshme për zhvillimin e tyre.

“Nuk është e mjaftueshme, sepse përfaqësues tjerë të biznesit në vende të ndryshme kanë më shumë ndikim, ngaqë atje e kanë kuptuar rolin e asociacioneve të ndryshme, se ato punojnë për të mirë të biznesit, por në radhë të parë, të shtetit”.

“Bizneset në Kosovë kanë një ndikim, por jo të mjaftueshëm aq sa ato të ndikojnë në krijimin e një hapësire më të mirë për zhvillimin e aktiviteteve biznesore”, thotë Shahini.