LAJMI I FUNDIT:

Bilanci i aksionit të sotëm: 59 zyrtarë policorë të arrestuar

Bilanci i aksionit të sotëm: 59 zyrtarë policorë të arrestuar

Hilmi Mehmeti, kryeshef ekzekutiv i Inspektoriatit Policor të Kosovës, ka thënë se 59 zyrtarë policorë janë ndaluar dhe janë dërguar në mbajtje nën dyshimin se kanë marrë ryshfet ose u kanë dhënë ndihmë kryesve të mundshëm.

“Prej tyre 20 të Njësisë së Autostradave, 20 nga Njësiti i Trafikut në veri të Mitrovicës, 15 nga njësiti jug i Mitrovicës dhe 4 të njësisë së Prizrenit”, ka treguar në një konferencë të jashtëzakonshme për media Mehmeti.

Ai gjithashtu sqaroi se të ndaluar në këtë aksion janë 35 zyrtarë të Policisë të nacionalitetit shqiptar, 23 serbë dhe një boshnjak.


“Pas autorizimit nga prokurorët, hetuesit e Policisë kanë zhvilluar hetime duke zbatuar masa të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit. Nga zbatimi i këtyre masave ka realizuar me grumbullimin e provave material (audio dhe video incizime) të cilat vërtetojnë dyshimin e bazuar, se një numër i madh ui zyrtarëve policorë nga këto njësi janë të involvuar në veprime kriminale, që ndërlidhen me veprat penale keqpërdorim I pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar dhe marrje ryshfeti”, tha Mehmeti.

Policia do të merr masa edhe ndaj qytetarëve të cilët u kanë dhënë ryshfet zyrtarëve të policisë, e që janë rreth 35.

“Në përmbyllje të këtij hetimi sot është zhvilluar një operacion i gjerë i intervistuar në cilësinë e të dyshuarve. Pas intervistave me vendim të prokurorive përkatëse 59 zyrtaër janë ndaluar dhe janë dërguar në qendrat e mbajtjes, njëkohësisht për këta zyrtarë është kërkuar suspendim nga detyra… Inspektorati Policor i Kosovës do të paraqes në prokuroritë kompetente kallëzime penale ndaj 59 zyrtarëve policorë, për veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare… Gjithashtu IPK do të paraqes kallëzim penal ndaj 30 qytetarëve për veprën penale ‘ dhënie ryshfeti’”, tha Mehmeti

Ndërsa kryeprokurori i Prokurorisë në Mitrovicë Shyqeri Syla tha ende nuk mund të tregohet një vlerë e saktë e dëmit të buxhetit të Kosovës.

Syla gjithashtu tha se hetimet do të zgjasin edhe më tutje dhe atëherë mund të tregohet vlera e saktë.

‘’Ma më vjen keq që është një numër i madh i policëve> Ju e dini që policia ka qenë institucioni më i besueshëm deri tash, kjo nuk do të thotë se do të zbehet besueshmëria e policisë, por hetimet kanë treguar se vërtet ishte një përzierje e madhe e zyrtarëve policorë në marrjen e ryshfetit, po ashtu edhe e qytetarëve në dhënien e ryshfetit. Komuna e Mitrovicës është goditur me këtë aksion më së shumti, kemi 20 zyrtarë nga trafiku në veri dhe 15 zyrtarë nga stacioni në jug…Është herët sigurisht të flitet për vlerën e dëmit të buxhetit të Kosovës … nuk janë shkruar tiketa të cilat e kanë merituar të shkruhen dhe nuk e dim ëse sa është vlera e përvetësuar. Ne them sot se aksioni është zhvilluar dhe më tutje hetimet do të zgjasin pastaj do e themi vlerën e saktë”, tha Syla.

Në këtë konferencë po ashtu u tha se Inspektorati Policor i Kosovës pavarësisht sfidave që është duke u ballafaquar lidhur me numrin e vogël të burimeve njerëzore, do të vazhdojë edhe më tej me përkushtim të luftojë çdo dukuri negative që shfaqet në Policinë e Kosovës e në veçanti për veprimet korruptive. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Kalo në kategori