Maqedonia dhe Shqipëria kanë një bashkëpunim të mirë ekonomik, me rritje pozitive në pjesën maqedonase. Por nëse para disa viteve, rritja pozitive e Shkupit me Tiranën kishte vlera trefish më të larta, ky ritëm vitin e kaluar ka shënuar rënie për 25 për qind. Shifrat prej rreth 100 milion dollarë, vitin e kaluar dhe shkëmbimi tregtar 15 milion dollarë në pjesën e parë të këtij viti, tregon qartë humbjen e pozicionit dominues të Maqedonisë në tregun shqiptar. Gjithë kjo, sipas përfaqësuesve të odës ekonomike të Maqedonisë, ndodh për shkak të ecjes para të shtetit shqiptar.
“Me Shqipërinë në 10 vitet e fundit, vazhdimisht kemi rritje pozitive, i cili kulmin e vet e arriti në vitet 2006- 2008 duke regjistruar vlerën më e lartë diku rreth 140 milion dollarë. Por ritmi, për fat të keq filloi të shënojë rënie. Kjo do të thotë se në vitin 2009 kemi rënie prej 25 për qind, i cili ka vazhduar edhe në 6 muajt e parë të këtij viti”, thotë Biljana, Peeva Gjuriq, përfaqësuese e odës ekonomike të Maqedonisë.
Sipas ekspertëve, çelësi i rritjes së eksportit me shtetet fqinjë, sidomos me Shqipërinë dhe Kosovën, është intensifikimi i investimeve infrastrukturore hekurudhore në rajonet me të cilat Maqedonia kufizohet me këta shtete. Në të kundërtën Qeveria rrezikon të jetë zorrë qorre e investimeve të huaja në rajon.
“Duke qenë shtet me kultura diverse dhe grupe etnike të ndryshme, Maqedonia duhet t’i përkëdhelë këto marrëdhënie që i kanë këto grupe etnike me vendet ëmë, duke e përfshirë edhe pjesën perëndimore me qëllim të forcimit të kompanive që të eksportojnë në këto vende dhe duk mos i kthyer sytë nga Shkupi. Duke mos pasur këto investime në infrastrukturë, ne do të jemi zorra qorre e këtij rajoni dhe do të varemi..këtë suficit tregtar ta krijojmë me vende më pak të zhvilluara siç është Kosova", thotë Visar Ademi, ekspert ekonomik.
Komuniteti i biznesit edhe pse i kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm, thotë se ka hapësirë të madhe për të thelluar bashkëpunimin dhe shkëmbimin tregtar mes dy shteteve.
“Unë mendoj se ka bashkëpunim por jo në nivel të duhur. Përndryshe Maqedonia është shumë afër me Shqipërinë dhe ja vlen që të kemi një bashkëpunim më të mirë, mirëpo për të pasur një bashkëpunim të mirë, mendimi im që porti i Durrësit të hyjë në funksion pak më tepër se sa është sot. Aty Shqipëria duhet të investojë që tregtarët nga Maqedonia t’i tërheq porti i Durrësit e jo i Selanikut”, vlerëson Arben Abdyrahmani, pronar i kompanisë Vezë Shari.
Investimi në energjetikë dhe shfrytëzimi i porteve ka zgjuar interesimin e kompanive nga Maqedonia. Ndërsa në vëllimin e import-eksportit mes tyre, bëjnë pjesë produktet për ndërtim, ato agro-industriale, ushqimore, druri, pajisje elektronike, shërbimet e transportit ndërkombëtar, ndërsa vitet e fundit janë shtuar dhe shkëmbimet në turizëm. /Alsat-M/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBekim Hoxha emërohet drejtor i AUV-it
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes
Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku
Ndreqja disponimin veti në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele
KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E kam lut me u ndal”, pronari i hotelit ku kishte ndodhur vrasja në Dragodan rrëfen për ngjarjen
Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara
"Nëse nuk mund të flasim, pse të jetojmë" – rrëfimi i grave afgane që po ballafaqohen me sfidat pas ligjit të ri të talebanëve
Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton
Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit