LAJMI I FUNDIT:

Bie çmimi i OnePlus One edhe për 50 dollarë tjera!

Bie çmimi i OnePlus One edhe për 50 dollarë tjera!

Gjatë muajit të kaluar kanë qarkulluar thashethemet se OnePlus One mund të pësoj një rënie të çmimit, ndërsa tani është konfirmuar se pajisja e famshme mobile do të ketë zbritje prej 50 dollarëve.

Të dy variantet e telefonit, ai me 16GB por edhe versioni tjetër me 64GB i One Plus One do të kenë ulje çmimesh prej 50 dollarëve, duke mundësuar çmim të ri prej 249 dollarëve.

“Kemi thënë edhe më parë se nuk kemi qëllim të bëjmë profit nga One, dhe për këtë arsye kemi vendosur të eksperimentojmë me çmimin. OnePlus One Sandstone dhe Silk Whitë tani do të kenë çmim prej 249 dollarëve. Ky çmim do të vlejë vetëm deri me 7 qershor.

Për më shumë detaje mund të vizitoni uebfaqen zyrtare të kompanisë. (Telegrafi)