LAJMI I FUNDIT:

Bie çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare

Bie çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare

Çmimet e naftës kanë prekur një nivel të ri të ulët në mbi 5 vite, një zhvillim që mund të dëmtojë akoma më shumë ekonomitë e varura nga energjia, si Rusia apo Venezuela.

Por prodhuesi më i madh në botë, Arabia Saudite, nuk shqetësohet aspak. Pavarësisht se çmimet kanë vazhduar rënien graduale në 4 sesionet e fundit, një analist shprehet se Arabia Saudite, prodhuesi kryesor i OPEC, po shijon një “stuhi të përkryer” ndaj rivalëve të saj.

Kontratat “futures” të naftës Brent të Londrës për Shkurtin ranë poshtë 57 dollarëve për fuçi në sesionin e së Martës, pavarësisht tensioneve të vazhdueshme në Libi dhe Irak. Në anën tjetër, nuk ka asnjë shenjë se Arabia Saudite do të vendosë për të ulur prodhimin, në mënyrë që të stimulojë rritje të çmimeve.


Madje analistët mendojnë se, rënia e çmimeve po shkakton probleme financiare edhe në Kanada dhe në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Arabia Saudite është në një pozicion të fortë financiar, krahasuar me vendet e tjera prodhuese, për shkak se është një prodhuese me kosto të ulët dhe me shumë lehtësi mund të përballojë çmime edhe më të ulta të naftës.

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, deklaroi se çmimi i eksportit të naftës është përgjysmuar një gjysmën e dytë të vitit 2014, në 48 dollarë. Por, në vend që të fajësonte Arabinë Saudite, Maduro tha se shkaktari kryesor është rënia e çmimeve në Shtetet e Bashkuara dhe sipas tij ky vend po përpiqet të dëmtojë Rusinë dhe Venezuelën. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori