LAJMI I FUNDIT:

Bie blloku, rikthehen reduktimet

Bie blloku, rikthehen reduktimet

Për shkak të rënies nga sistemi të njësisë B1 të KEK-ut, i gjithë territori i Kosovës është përfshirë me reduktime të ashpra të furnizimit me energji elektrike për të tri kategoritë. Zyrtarë të Korporatës Energjetike të Kosovës kanë konfirmuar se shkak i rënies së mbrëmshme nga sistemi ka qenë një ndërprerje në linjën 220.

Ndërkohë, Blloku B1 është kthyer në funksion, por reduktimet do të vazhdojnë për kategorinë C, 4:2 në favor të territ.