LAJMI I FUNDIT:

Bie A4-shi vështirësohet furnizimi me rrymë

Bie A4-shi vështirësohet furnizimi me rrymë

KEDS-i ka njoftuar se të martën në orët e mëngjesit janë njoftuar nga KEK-u për ndërprerje të prodhimit në njësinë A4 të Termocentralit “Kosova A” për shkak të problemeve teknike, që ka shkaktuar mungesë të energjisë elektrike.

“KESCO është angazhuar menjëherë dhe ka bërë përpjekje për të siguruar energji elektrike shtesë nga operatorët ekonomik, mirëpo problemet teknike të shfaqura në Sistemin e Operatorit të Serbisë (EMS) kanë bërë të pamundur që për momentin të bëhet nominimi i transaksionit. Si pasojë e kësaj KESCO dhe në këtë rast edhe konsumatorët do të përballet me mungesë të energjisë elektrike gjatë ditës së sotme”.

Sipas informatës që kemi marr nga KEK-u, blloku do të jetë disa ditë jashtë prodhimit. “Fatmirësisht, për nesër transaksioni është siguruar dhe KESCO do të ketë të mundur të importojë energjinë e disponueshme në treg dhe konsumatorët nuk do të përballen me mungesë të energjisë elektrike”.


Duke marr parasysh situatën e krijuar, njëkohësisht konsumin e lartë të energjisë elektrike në këto ditë dimri, lusim të gjithë qytetarët të kursejnë energjinë elektrike që për momentin nuk është e mjaftueshme për shkak të rrethanave të jashtme të krijuara. /Telegrafi/