LAJMI I FUNDIT:

Biden: Nuk është opsion dërgimi i trupave amerikane në Ukrainë

Biden: Nuk është opsion dërgimi i trupave amerikane në Ukrainë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha sot se dërgimi i trupave amerikane në terren në Ukrainë në rast të një pushtimi rus “nuk është në tryezë”.

Por Biden paralajmëroi gjithashtu për pasoja të rënda nëse Rusia e pushton Ukrainën, raporton cnn.

Pas përfundimit të video-takimit Biden-Putin, Shtëpia e Bardhë: Presidenti amerikan mbështet Ukrainën
Lexo po ashtu Pas përfundimit të video-takimit Biden-Putin, Shtëpia e Bardhë: Presidenti amerikan mbështet Ukrainën

Deklarata erdhi vetëm një ditë pas një video-lidhjeje dy-orëshe me presidentin rus, Vladimir Putin.


Takimi virtual i dy presidentëve kishte për qëllim uljen e tensioneve në rajon pas një grumbullimi të madh të trupave ruse përgjatë kufirit lindor të Ukrainës.

Rusia ka akuzuar Ukrainën për provokim dhe ka kërkuar garanci për mos zgjerimin e NATO-s në Lindje dhe vendosjes së armëve pranë Rusisë.

Putin kërkon garanci nga Biden: NATO nuk duhet të zgjerohet në kufijtë me Rusinë
Lexo po ashtu Putin kërkon garanci nga Biden: NATO nuk duhet të zgjerohet në kufijtë me Rusinë

Duke folur të mërkurën, Putin nuk pranoi të thoshte nëse do të urdhëronte trupat të marshonin në Ukrainë.

Ai nënvizoi se “nuk mund të rrijë duarkryq dhe të mos bëjë asgjë derisa aleanca ushtarake e NATO-s po i afrohet Rusisë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Inteligjenca amerikane nuk beson se Putini është serioz për bisedimet e paqes – edhe pse Trump thotë se ai dëshiron të ndalojë luftën

Inteligjenca amerikane nuk beson se Putini është serioz për bisedimet e paqes – edhe pse Trump thotë se ai dëshiron të ndalojë luftën

Botë
Trump ultimatum Zelenskyt për marrëveshjen për mineralet e ralla: Ose pastaj mund të mos jesh shumë i lumtur

Trump ultimatum Zelenskyt për marrëveshjen për mineralet e ralla: Ose pastaj mund të mos jesh shumë i lumtur

Botë
Elon Musk pretendon se presidenti ukrainas

Elon Musk pretendon se presidenti ukrainas "vrau një gazetar amerikan"

Botë
Trump thotë se nuk e ka parë planin e Egjiptit për Gazën

Trump thotë se nuk e ka parë planin e Egjiptit për Gazën

Amerika
Britania e Madhe dhe Franca kërkojnë

Britania e Madhe dhe Franca kërkojnë "forcë për Ukrainën me afro 30,000 trupa" në mes të bisedimeve SHBA-Rusi

Botë
Në protestat e studentëve në Serbi edhe veteranë të brigadës që luftoi në Kosovë

Në protestat e studentëve në Serbi edhe veteranë të brigadës që luftoi në Kosovë

Serbia
Kalo në kategori