LAJMI I FUNDIT:

Biden njofton se do të dërgojë 31 tanke Abrams në Ukrainë

Biden njofton se do të dërgojë 31 tanke Abrams në Ukrainë

Presidenti amerikan, Joe Biden njoftoi sot se ka në plan të dërgojë 31 tanke M1 Abrams në Ukrainë, pas kërkesave të vazhdueshme të Kievit për furnizimin me automjete shumë më të sofistikuara.

“Kjo është ajo për të cilën bëhet fjalë. Ukrainën po e ndihmojmë për të mbrojtur tokën e saj. Nuk është një kërcënim për Rusinë”, tha Biden.

Presidenti shtoi se trupat ruse duhet të kthehen në Rusi. “Kjo është ajo që ne të gjithë duam, përfundimin e luftës”, tha i pari i shtetit amerikan.


Megjithatë do të duhet kohë që këto tanke të arrijnë në Ukrainë, thanë zyrtarët e lartë të administratës amerikane gjersa trupat ukrainase do të marrin trajnime specifike.

Gjithashtu SHBA-ja duhet të gjejë një zgjidhje të shpejt rreth mënyrës se si do t’i dërgojë tanket tek ushtria ukrainase, raporton cnn.

Javën e kaluar, zyrtarët e lartë amerikanë tha se janë shfaqur disa pengesa në zinxhirin e furnizimit, duke mos specifikuar se për çka bëhet fjalë.

Megjithatë, pas një përplasjeje intensive diplomacie me Gjermaninë, e cila e kishte bërë të qartë se do të dërgonte tanket e saj Leopard 2 në Ukrainë vetëm nëse Shtetet e Bashkuara do të ofronin Abrams, Biden ka vendosur të dërgojë Abrams, e cila do të formojnë një batalion të plotë tankesh ukrainase.“Tanket Abrams janë më të mirat në botë. Ajo do t’i mundësojë Ukrainës që të mbrohet për një periudhë më afatgjate”, tha një zyrtar i lartë amerikan, duke vënë në dukje se tanket do të prokurohen përmes financimit të Iniciativës së Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës.

Scholz për dërgimin e tankeve në Ukrainë: Kjo është rruga e duhur
Lexo po ashtu Scholz për dërgimin e tankeve në Ukrainë: Kjo është rruga e duhur

Ndryshe, Gjermania gjatë ditës së sotme ka vendosur të dërgojë 14 tanke Leopard 2. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Amerika
Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Amerika
Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Evropa
Një polic u vra dhe pesë persona të tjerë u plagosën kur një burrë mori peng stafin mjekësor dhe hapi zjarr në një spital në Pensilvani

Një polic u vra dhe pesë persona të tjerë u plagosën kur një burrë mori peng stafin mjekësor dhe hapi zjarr në një spital në Pensilvani

Amerika
Kalo në kategori