LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja ndau ndihmë shtesë ushtarake prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën

SHBA-ja ndau ndihmë shtesë ushtarake prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën

Presidenti amerikan, Joe Biden ka njoftuar një paketë shtesë prej 800 milionë dollarësh ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Paketa e re do të përfshijë armë artilerie të rënda, dhjetëra Howitzer, 144 mijë fishekë dhe dronë taktikë, njoftoi i pari i shtetit amerikan teksa dha një përditësim mbi përpjekjet e amerikanëve për të ndal agresionin rus në Ukrainë.

“Ne jemi në një periudhë kritike të kohës ku (forcat ruse) po përgatiten për fazën tjetër të kësaj lufte. Shtetet e Bashkuara, partnerët dhe aleatët tanë po lëvizin sa më shpejt që të jetë e mundur për të vazhduar t’i ofrojnë pajisjet që i nevojiten Ukrainës”, raporton cnn.


Ndihma e sotme vjen vetëm një javë pasi SHBA-ja njoftoi një ndihmë tjetër prej 800 milionë dollarësh në mbështetje të ukrainasve, e cila përfshinte sisteme artilerie, transportues të blinduar të personelit dhe anije të mbrojtjes bregdetare pa pilot.

Ndryshe, ndihma e SHBA-së për Ukrainën ka shkuar në vlerën e tre miliardë dollarëve që prej agresionit rus. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Botë
Sekretari amerikan i Shtetit nuk përjashton mundësinë që Ukraina të godasë Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë

Sekretari amerikan i Shtetit nuk përjashton mundësinë që Ukraina të godasë Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë

Amerika

"Nëse nuk mund të flasim, pse të jetojmë" – rrëfimi i grave afgane që po ballafaqohen me sfidat pas ligjit të ri të talebanëve

Azia
Greku kaloi me shpejtësi pikëkalimin kufitar me veturë dhe goditi motoçiklistin, iu vërsul policisë turke me thikë - ata e qëlluan në këmbë dhe e arrestuan

Greku kaloi me shpejtësi pikëkalimin kufitar me veturë dhe goditi motoçiklistin, iu vërsul policisë turke me thikë - ata e qëlluan në këmbë dhe e arrestuan

Turqia
Izraeli thotë se ka shumë të ngjarë të kenë vrarë një protestuese amerikano-turke në Bregun Perëndimor, pranojnë se ka ndodhur pa dashje

Izraeli thotë se ka shumë të ngjarë të kenë vrarë një protestuese amerikano-turke në Bregun Perëndimor, pranojnë se ka ndodhur pa dashje

Azia
Edukatorja franceze filmohet tinëzisht duke goditur 3-vjeçaren në kopsht

Edukatorja franceze filmohet tinëzisht duke goditur 3-vjeçaren në kopsht

Evropa
Kalo në kategori