LAJMI I FUNDIT:

Biden: Ne jemi në luftë me coronavirusin, jo me njëri-tjetrin

Biden: Ne jemi në luftë me coronavirusin, jo me njëri-tjetrin

Presidenti i zgjedhur Joe Biden u bëri thirrje amerikanëve që “të dyfishojnë përpjekjet dhe të ri-angazhohen në luftë” kundër coronavirusit.

Zoti Biden i bërë komentet drejtpërdrejt përpara kamerës në Uilmington të shtetit Delauer.

“Duke i hedhur një vështrim historisë sonë, do të shihni se pikërisht në rrethanat më të vështira është farkëtuar shpirti i kombit tonë”. Tani, tha ai, “e gjejmë veten përsëri përballë një dimri të gjatë dhe të vështirë”.


Ai u bëri thirrje njerëzve të heqin dorë nga grumbullimet e mëdha familjare, të mbajnë maska mbrojtëse dhe të ruajnë distancimin social.

“Unë e di që ne mund dhe do ta mposhtim këtë virus”, shtoi zoti Biden, duke pranuar se amerikanët po e ndjejnë lodhjen nga pandemia. “Jeta do të kthehet në normalitet. Ju premtoj. Kjo do të ndodhë. Nuk do të zgjasë përgjithmonë”, tha ai.

“E kuptoj se sa e vështirë është të heqësh dorë nga traditat familjare. Por është shumë e rëndësishme”, tha zoti Biden, pasi përshkroi se si ai dhe anëtarët e familjes së tij po festonin veçmas njëri-tjetrit, për të shmangur infektimet nga coronavirusi.

Presidenti i zgjedhur ka deklaruar se do ta bëjë trajtimin e COVID-19 një përparësi kryesore pas marrjes së detyrës në 20 janar.

Në një mesazh bashkimi për amerikanët, zoti Biden tha se lufta është me virusin, jo me njëri-tjetrin:
“E kuptoj që vendi është i lodhur nga lufta. Por duhet të kujtojmë, ne jemi në luftë me virusin, jo me njëri-tjetrin. Ky është momenti ku ne duhet të dyfishojmë përpjekjet dhe të angazhohemi përsëri në këtë luftë”, tha ai.

“Të mos harrojmë se ne i kemi hyrë kësaj të gjithë së bashku”, tha zoti Biden.

Presidenti i zgjedhur shprehu optimizëm, duke thënë se “kjo stinë e zymtë ndarjesh do t’i hapë rrugën një viti “drite dhe bashkimi”.

“Ky është një vend i shkëlqyer. Ne jemi një popull i mirë. Pikërisht këto janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

Fjalimi ishte konceptuar si mesazh i stilit presidencial për Ditën e Falënderimeve, me synimin për të bashkuar popullin amerikan përballë sfidave si dhe për sakrificat e përbashkëta që amerikanët po bëjnë këtë stinë festash.

Ndërkohë, edhe pse ka lejuar tranzicionin e pushtetit, Presidenti Trump nuk ka hequr dorë nga beteja e pasuksesshme ligjore për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve.

Të mërkurën ai anuloi një udhëtim për t’iu bashkuar avokatit të tij personal, Rudy Giuliani, në një takim të ligjvënësve republikanë të shtetit të Pensilvanisë në qytetin Getisburg, ku zoti Giuliani përsëriti pretendimet e tij të pabazuara për mashtrim në votime.

Por zoti Trump u foli pjesëmarrësve me telefon, duke përsëritur pretendimet e tij të pabazuara në fakte se zgjedhjet u vodhën.

Komentet e tij u pritën me brohoritje nga të pranishmit.

“Këto zgjedhje u humbën nga demokratët. Ata mashtruan. Ishin zgjedhje mashtruese”, tha zoti Trump, pa ofruar prova.

Joe Biden fitoi ndaj zotit Trump me 306 vota elektorale, kundrejt 232 të rivalit të tij republikan. Ai fitoi gjithashtu votat popullore, me më shumë se 6.1 milionë më shumë se sa zoti Trump në të gjithë vendin. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Vendim i pazakontë i familjes indiane - varrosin veturën, mijëra njerëz në ceremoninë 'mortore'

Vendim i pazakontë i familjes indiane - varrosin veturën, mijëra njerëz në ceremoninë 'mortore'

Botë
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori