LAJMI I FUNDIT:

Biden ndan mbi tre miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën

Biden ndan mbi tre miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden shënoi Ditën e Pavarësisë së Ukrainës të mërkurën me 3 miliardë dollarë (3.01 miliardë euro) ndihmë për sigurinë, paketa më e madhe e ndihmës e Uashingtonit që nga pushtimi i Rusisë gjashtë muaj më parë.

Ndihma, e shpallur në Ditën e Pavarësisë së Kievit, vjen pasi zyrtarët amerikanë paralajmërojnë se Rusia duket se po planifikon të nisë sulme të reja në infrastrukturën civile të Ukrainës dhe objektet qeveritare në ditët në vijim.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara për të mbështetur popullin e Ukrainës ndërsa ata vazhdojnë luftën për të mbrojtur sovranitetin e tyre”, tha Biden në një deklaratë duke zbardhur paketën teksa vë në dukje përvjetorin “e hidhur” të pavarësisë së Kievit nga sundimi sovjetik i dominuar nga Rusia 31 vjet më parë.


Ndihma prej rreth 2.98 miliardë dollarësh “do t’i lejojë Ukrainës të blejë sisteme të mbrojtjes ajrore, sisteme artilerie dhe municione, sisteme ajrore kundër pa pilot dhe radarë për të siguruar se mund të vazhdojë të mbrohet për një afat të gjatë”, tha ai.

Në total, Shtetet e Bashkuara kanë dhënë rreth 10.6 miliardë dollarë (rreth 11 miliardë euro) ndihmë sigurie për Ukrainën që nga fillimi i administratës së Bidenit në janar të vitit 2021. Që nga viti 2014, Shtetet e Bashkuara kanë dhënë më shumë se 12.6 miliardë dollarë (13 miliardë euro) ndihmë për sigurinë për Ukrainën.

Sipas Forbes, Rusia ka humbur pajise ushtarake në vlerë prej 16.7 miliardë euro
Lexo po ashtu Sipas Forbes, Rusia ka humbur pajise ushtarake në vlerë prej 16.7 miliardë euro

Paketa e re përdor fondet nga Iniciativa e Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës (USAI) të përvetësuara nga Kongresi për të lejuar administratën Biden të prokurojë armë nga industria në vend që të marrë armë nga rezervat ekzistuese të armëve të SHBA.

Që kur forcat ruse pushtuan më 24 shkurt në atë që presidenti Vladimir Putin e quajti një “operacion special ushtarak” për çmilitarizimin e Ukrainës, konflikti është shndërruar në një luftë shkatërrimi të zhvilluar kryesisht në lindje dhe jug të vendit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Evropa
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Amerika
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori