LAJMI I FUNDIT:

Biden ndan 800 milionë dollarë për Ukrainën – SHBA-ja do të dërgojë edhe helikopterë për ushtrinë ukrainase

Biden ndan 800 milionë dollarë për Ukrainën – SHBA-ja do të dërgojë edhe helikopterë për ushtrinë ukrainase

Presidenti amerikan, Joe Biden sapo ka miratuar një paketë të re të rëndësishme të armëve, municioneve dhe pajisjeve të tjera për Ukrainën me vlerë 800 milionë dollarë.

Njoftimi për pajisje të tjera ushtarake u bë pas një telefonate mes presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe atij amerikan, Biden.

Lista e blerjeve të armëve, të cilën ukrainasit e kanë kërkuar prej javësh, përfaqëson një ndryshim të dukshëm në atë që Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bëjnë për të ndihmuar në përballimin e agresionit rus.


Ndihma do të përfshijë një ri-furnizim me armë tashmë të dhëna për ukrainasit, por, në mënyrë kritike, edhe sisteme të reja armësh, të përshtatura për sulmin e ri rus që do të bëjnë në lindje të vendit në ditët në vijim.

Ai do të përfshijë 200 transportues të blinduar, sisteme të avancuara artilerie, drone dhe ndoshta më e rëndësishmja helikopterë, duke mbushur boshllëqet kryesore në amatimin e Ukrainës.

Vetëm dje, zyrtarët amerikanë mohuan sugjerimet se amerikanët do të dërgonin helikopterët Mi-17 të caktuar për Forcën Ajrore afgane përpara se Afganistani të binte në duart e Talebanëve.

Sfida tani për ukrainasit është që t’i marrin këto armë në fushën e betejës sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të stërvitin trupat e tyre për t’i përdorur ato. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Botë
Harris dhe Trump kritikojnë ashpër qëndrimet politike të njëri-tjetrit në debatin e tyre të parë

Harris dhe Trump kritikojnë ashpër qëndrimet politike të njëri-tjetrit në debatin e tyre të parë

Amerika

"Nëse nuk mund të flasim, pse të jetojmë" – rrëfimi i grave afgane që po ballafaqohen me sfidat pas ligjit të ri të talebanëve

Azia
SpaceX nis misionin historik Polaris Dawn, shëtitja e parë private në hapësirë ​​

SpaceX nis misionin historik Polaris Dawn, shëtitja e parë private në hapësirë ​​

Botë
Sekretari amerikan i Shtetit nuk përjashton mundësinë që Ukraina të godasë Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë

Sekretari amerikan i Shtetit nuk përjashton mundësinë që Ukraina të godasë Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë

Amerika
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali

Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali

Evropa
Kalo në kategori