LAJMI I FUNDIT:

Biden ka një ‘këshillë’ për shefin e mercenarëve të Wagner, Yevgeny Prigozhin

Biden ka një ‘këshillë’ për shefin e mercenarëve të Wagner, Yevgeny Prigozhin

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden mendon se shefi i Wagner Group, Yevgeny Prigozhin mund të jetë në rrezik pasi kreu një tentativë rebelimi muajin e kaluar dhe pushtoi për një kohë të shkurtër një objekt ushtarak rus.

“Nëse do të isha ai, do të isha i kujdesshëm se çfarë ha”, ka thënë Biden në një konferencë shtypi të enjten në Helsinki pas një udhëtimi evropian në tri vende.

Shakaja ishte një referencë për raste kur shërbimet ruse të sigurisë kishin përdorur agjentë nervorë dhe polonium për të helmuar dhe vrarë armiqtë politikë të presidentit Vladimir Putin.


E shkatërruan, pastaj penguan evakuimin e tij me një tjetër goditje – momenti kur tanku "më i ri" rus T-90 e pëson nga dronët ukrainas
Lexo po ashtu E shkatërruan, pastaj penguan evakuimin e tij me një tjetër goditje – momenti kur tanku "më i ri" rus T-90 e pëson nga dronët ukrainas

Biden tha se liderët botërorë në samitin e NATO-s në Vilnius thanë se nuk e dinin se ku ndodhet aktualisht Prigozhin dhe për pasigurinë rreth asaj se si rebelimi mund të ndikojë në operacionet ruse në Ukrainë dhe të ardhmen e Grupit Wagner.

Prigozhin fillimisht u tha se u zhvendos në Bjellorusi pasi njoftoi se po i kthente mercenarët e tij nga një marshim në Moskë.

Por Kremlini këtë javë tha se Putin mbajti një takim tre-orësh me kreun e Grupit Wagner dhe komandantët e tjerë më pak se një javë pas kryengritjes së 24 qershorit.

Por Biden tha se SHBA nuk shohin një rrezik të shtuar që Putini mund të përdorte armë bërthamore në konflikt. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori