LAJMI I FUNDIT:

Biden hesht për momentin rreth vrasjes së tetë aziatiko-amerikanëve

Biden hesht për momentin rreth vrasjes së tetë aziatiko-amerikanëve
President Joe Biden speaks about the Atlanta mass shooting before a virtual meeting with Ireland's Prime Minister Micheal Martin on St. Patrick's Day, in the Oval Office of the White House, Wednesday, March 17, 2021, in Washington. (AP Photo/Andrew Harnik)

Presidenti Joe Biden tha se brutaliteti ndaj aziatiko-amerikanëve është “shumë, shumë shqetësues”, por ai nuk do të bëjë “asnjë lidhje” kur bëhet fjalë për motivimin e mundshëm për vrasjen e tetë njerëzve në Atlanta derisa hetimi të përfundojë.

Presidenti tha se u informua nga Prokurori i Përgjithshëm dhe Drejtori i FBI-së rreth hetimeve, transmeton Telegrafi.

“Hetimi është duke vazhduar dhe çështja e motivimit duhet të përcaktohet ende. Por cilado qoftë motivimi këtu, unë e di se aziatiko-amerikanët janë … ata janë shumë të shqetësuar, sepse siç e dini unë kam folur për brutalitetin kundër aziatiko-amerikanëve për dy muajt e fundit dhe mendoj se është shumë, shumë shqetësuese”, tha Biden përpara se të organizonte një takim dypalësh me kryeministrin e Irlandës, raporton cnn.


Arrestohet i dyshuari për vrasjen e tetë personave në Atlanta
Lexo po ashtu Arrestohet i dyshuari për vrasjen e tetë personave në Atlanta

“Unë nuk po bëj asnjë lidhje në këtë moment të motivimit të vrasësit. Unë jam duke pritur një përgjigje nga – ndërsa vazhdon hetimi – FBI dhe nga Departamenti i Drejtësisë”, shtoi ai.

Ndryshe, autoritetet amerikane thanë se personi i dyshuar për vrasjen e tetë vetëve në sallonet e masazheve në Atlanta të Georgias ka pohuar se vuante nga fiksime seksuale dhe se incidenti me armë zjarri mund të mos ishte i motivuar nga urrejtja racore.

Zyrtarët thanë se 21-vjeçari Robert Aaron Long, duket se i kishte frekuentuar vetë sallonet ku ndodhi dhuna, ose të tjera të ngjashme me to, dhe se më pas ishte drejtuar për në Florida, mbase për të bërë vrasje të tjera. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Botë

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Kalo në kategori