LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e tetë personave në Atlanta

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e tetë personave në Atlanta

Autoritetet amerikane thanë se personi i dyshuar për vrasjen e tetë vetëve në sallonet e masazheve në Atlanta të Georgias ka pohuar se vuante nga fiksime seksuale dhe se incidenti me armë zjarri mund të mos ishte i motivuar nga urrejtja racore.

Zyrtarët thanë se 21-vjeçari Robert Aaron Long, duket se i kishte frekuentuar vetë sallonet ku ndodhi dhuna, ose të tjera të ngjashme me to, dhe se më pas ishte drejtuar për në Florida, mbase për të bërë vrasje të tjera.

Gjashtë nga tetë viktimat ishin gra me origjinë aziatike, raporton zeriamerikes. Megjithëse nga hetimet paraprake duket se i dyshuari mund të mos ketë qenë i motivuar nga urrejtja racore, zyrtarët thanë se është ende herët për ta ditur me siguri.

Ngjarja e mbrëmshme ishte një tjetër rast i dhunës me armë dhe me shumë viktima në Shtetet e Bashkuara.

Gjithçka filloi rreth orës 5 pasdite me vrasjen e katër personave dhe plagosjen e një tjetri në një qendër masazhesh në Qarkun Cherokee.

Natë e përgjakshme në Atlanta, të shtëna armësh në tri lokacione – humbin jetë tetë persona brenda qendrave të masazhit
Lexo po ashtu Natë e përgjakshme në Atlanta, të shtëna armësh në tri lokacione – humbin jetë tetë persona brenda qendrave të masazhit

Të vrarët ishin dy gra me origjinë aziatike së bashku me një grua dhe një burrë të bardhë, thanë autoritetet.

Më pas policia gjeti tre gra të vrara në një sallon të Atlantës dhe një grua tjetër në një sallon aty pranë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori