LAJMI I FUNDIT:

Biden i drejtohet kombit amerikan: Deri më 11 shtator do të largohemi nga Afganistani

Biden i drejtohet kombit amerikan: Deri më 11 shtator do të largohemi nga Afganistani

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden njoftoi zyrtarisht vendimin për tërheqjen e forcave amerikane nga Afganistani deri më 11 shtator.

Simbolikisht, ajo datë do të jetë 20 vjetori i sulmit terrorist në New York. Tërheqja e ushtrisë do të fillojë më 1 maj. Ai vuri në dukje se kjo do t’i jepte fund “luftës më të gjatë amerikane”.

Duke iu drejtuar kombit nga dhoma e Shtëpisë së Bardhë të Roosevelt, Biden tha se pas sulmeve në vitin 2001, “forcat amerikane shkuan në Afganistan për t’u marrë me al-Qaidan”.


“Ne e shoqëruam Osama bin Laden në portat e ferrit dhe e bëmë”, tha duke shtuar se “është koha për t’i dhënë fund kësaj lufte të përjetshme”.

Biden paralajmëroi se nëse dikush sulmonte forcat amerikane gjatë tërheqjes, ushtria do të përgjigjej. Ai pohoi, duke përmendur djalin e tij, sesa e rëndësishme është t’i shërbesh vendit.

“Në 12 vitet e fundit, unë kam bartur shënime sesa amerikanë u vranë në Afganistan. 2,488 anëtarë të trupave amerikane u vranë dhe më shumë se 20 mijë u plagosën”, tha Biden.

Zyrtarët afganë kundër largimit të trupave amerikane nga Afganistani
Lexo po ashtu Zyrtarët afganë kundër largimit të trupave amerikane nga Afganistani

Kujtojmë, djali i madh i Biden, Beau Biden, mori pjesë në pushtimin amerikan të Irakut si anëtar i Gardës Kombëtare.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj sulmuan Afganistanin në tetor të 2001 si hakmarrje për sulmin e al-Qaidës mbi Shtetet e Bashkuara, i cili ishte planifikuar në shtetin afgan nën kontrollin e Talibanëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Botë
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Botë
Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

Botë
BE thotë se do të përgjigjet me “kundërmasa të forta dhe proporcionale” ndaj tarifave të shpallura nga Trump

BE thotë se do të përgjigjet me “kundërmasa të forta dhe proporcionale” ndaj tarifave të shpallura nga Trump

Botë
Egjipti dhe Jordania theksojnë 'unitetin' për Gazën, bëjnë thirrje për rindërtim pa zhvendosje

Egjipti dhe Jordania theksojnë 'unitetin' për Gazën, bëjnë thirrje për rindërtim pa zhvendosje

Botë
Shefi i Pentagonit thotë se SHBA nuk do të vendosë trupat e saj - si pjesë e ndonjë misioni paqeruajtës - në Ukrainë

Shefi i Pentagonit thotë se SHBA nuk do të vendosë trupat e saj - si pjesë e ndonjë misioni paqeruajtës - në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori