LAJMI I FUNDIT:

Besimi: Taksa e solidaritetit do të thotë trajtim i përgjegjshëm i krizës për sot, duke mos i lënë barrën brezave të ardhshëm

Besimi: Taksa e solidaritetit do të thotë trajtim i përgjegjshëm i krizës për sot, duke mos i lënë barrën brezave të ardhshëm

Taksa e solidaritetit, e cila është konceptuar si një taksë e njëhershme dhe vlen vetëm për kompanitë më të mëdha, ka në radhë të parë një efekt solidariteti dhe duhet të tregojë përgjegjësinë sociale të të gjithë neve, si të politikës ashtu edhe të komunitetit të biznesit. Është përgjegjësia jonë të përballemi me krizën tani, jo që brezat e ardhshëm ta paguajnë.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Fatmir Besimi, në një prononcim për “BloombergAdria”, në të cilin ka folur për reformën tatimore dhe pritjet për rritje ekonomike.

“Taksa e solidaritetit, siç quhet në propozimin e fundit dhe siç quhet në vetë direktivën e BE-së, nuk është pjesë e reformës tatimore. Nuk ka për qëllim rritjen e shpenzimeve në buxhet, por me buxhetin e miratuar, me këto mjete shtesë do të ulim deficitin buxhetor dhe borxhin publik dhe ato do të përdoren ekskluzivisht për përballimin e krizës.


Me këtë ne si gjeneratë do të përballemi me sfidat që kemi sot dhe jo si barrë për brezat e ardhshëm. Ky është qëllimi i këtij ligji, si zgjidhje e njëhershme, që rekomandohet nga BE-ja dhe është në rrethana të jashtëzakonshme siç është tani në kohë krize”, theksoi Besimi.

Ministri, duke u shprehur se është në përputhje me Kushtetutën, ku përgjegjësia sociale është një nga dispozitat kushtetuese, tha se është një taksë specifike, fondet nga e cila do të shkojnë në një program të veçantë në Buxhet për masat kundër krizës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Drejtësi
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori