LAJMI I FUNDIT:

Bernanke: Megjithë dollarin e dobët, kamatat mbeten të ulta

Bernanke: Megjithë dollarin e dobët, kamatat mbeten të ulta

Shefi i rezervave federale në Shtetet e Bashkuara, Ben Bernanke, ka deklaruar se Banka qendrore do të përcjellë me kujdes rënien e vlerës së dollarit, por ka vënë pah se shkalla e kamatave do të mbetet e ulët për shkak të mbështetjes për mëkëmbjen ekonomike.

Bernanke thotë se është i vetëdijshëm për rënien e dollarit dhe se po punon që dollari të forcohet.

Dollari vetëm sivjet ka humbur 13 për qind të vlerës ndaj funtës britanike dhe 6,4 për qind ndaj euros.

Komentet e Bernankes nuk janë të rëndomta, sepse Banka qendrore shumë rrallë deklarohet për vlerën e dollarit. /rel/