LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Qëllimi i Serbisë është të barazojë serbët me shqiptarët e zhdukur me dhunë

Berisha: Qëllimi i Serbisë është të barazojë serbët me shqiptarët e zhdukur me dhunë

Deputetit i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Hisen Berisha, ka thënë se Serbia po mundohet të arrijë barazimin e të zhdukurve serbë lokal me viktimat apo të zhdukurit shqiptarë që janë bërë me plan dhe urdhër.

“Serbia po arrin me i barazu të zhdukurit serbë lokal edhe të tjerë jo shqiptarë, me viktimat apo të zhdukurit shqiptarë që janë bërë me plan dhe urdhër, këtu është intenca e Serbisë, që t’i barazojë të zhdukurit shqiptar me urdhër e plan. Ne po paralajmërojmë atë çka përmban legjislacioni ndërkombëtarë dhe ku ishte poenta e taktizimit të Vuçiqit”, është shprehur ai në RTV Dukagjini.

Sipas tij, Serbia po përpiqet t’i zhdukë vendimet që ishin plane për zhdukje masive të popullatës, për vrasje e të tjera.


“Këtu po barazohet Kosova dhe Serbia si kryes të krimeve në mënyrë institucionale në periudhën e luftës, ky ishte defekti. Deklarata e presidentit serb, ishte taktike, ishte mençuri, vendosi rezervë në përmbajte të deklaratës pikërisht në pjesën që ka të bëj me nenin 2 të konventës për personat e zhdukur, të vitit 2006, e cila thotë se shteti është përgjegjës nëse privon nga liria dikë dhunshëm dhe e zhduk përmes agjentëve të vet apo persona të tjerë të autorizuar. Pra po shohim se me këtë rezervë Serbia e shmang përgjegjësinë e vet për të zhdukurit e Kosovës”, ka deklaruar Berisha.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori