LAJMI I FUNDIT:

Berisha në Kukës: Rruga e kombit për Ramën ishte rruga e asgjëkundit

Berisha në Kukës: Rruga e kombit për Ramën ishte rruga e asgjëkundit

‘Sot, unë erdha në Kukës nëpërmjet korridorit të kombit. Duke ardhur mu rikujtua teza famëzezë e humbësit Edi Rama. Pasi volli vrer, tonelata shpifjesh dhe trillimesh , pasi përdori bashkë me të tjerë në mënyrën më monstruoze institucionin e akuzës, duke e shndërruar atë në një turp ordiner, nxori tezën famëkeqe, se kjo është rruga e asgjëkundit. Dua ti them sot se Kosova është gjysma e kombit, kurse ti je faqja e zezë dhe turpi i tij. Dua ti them sot se qytetarët e Kukësit janë qytetarë të nderuar të këtij vendi” deklaroi Berisha.

“Të deklarosh se kjo është rruga e asgjëkundit do të thotë se ti je hiç i hiçeve, sepse sot në këtë rrugë qarkullojnë dhjetëra e mijëra shqiptarë, qarkullojnë mbi 12 mijë.

Unë ju garantoj ju se nuk do të jetë e largët dita, që në këtë korridor të qarkullojnë 20 apo 24 mijë automjete në ditë. Ky do të jetë korridori i shqiptarëve, korridori i Ballkanit, i cili do tu ofrojë distancën më të shkurtër dhe shërbimin më të mirë edhe kombeve fqinj. Por le të mos merremi me të, se shqiptarët e nxorën atë në banesën e harresës dhe humbjes, kurse ne së bashku le të vazhdojmë projektin e Shqipërisë evropiane, të Kukësit evropian” shtoi më tej Berisha.

Në vijim të vizitës së tij në qytetin e Kukësit, Kryeministri Berisha mori pjesë në inaugurimin e rrugës Kukës-Krumë me gjatësi 27 kilometra dhe vlerë 277 milion lekë. Kryeministri tha se rruga Kukës-Krumë, plotëson një nga segmentet më jetikë të unazës verilindore dhe juglindore të vendit, që nis nga Tropoja dhe përfundon në Delvinë, duke i dhënë një frymëmarrje më të gjerë të gjitha komunave të përfshira në këtë zonë.


Në trend Ekonomi

Më shumë
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

E Bukura e Dheut
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

japanoskosova
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori