LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Isa Mustafa i ka bërë shërbëtorin Thaçit, tani ankohet se po e ndan Kosovën

Berisha: Isa Mustafa i ka bërë shërbëtorin Thaçit, tani ankohet se po e ndan Kosovën

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, përmes një statusi në Facebook, ka goditur qëndrimet e fundit të liderit të LDK-së, Isa Mustafa.

Sipas Berishës, Mustafa po mashtron sepse ai po e kundërshton ndarjen, ndërsa po dëshiron ta rrëzojë kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili është deklaruar po ashtu kundër ndarjes.

Tutje, zyrtari i AAK-së përmend se Mustafa ka shtyrë deputetët e LDK-së, që ta votojnë zgjedhjen e Thaçit President.


Shkrimi i plotë i Berishës:

Ku është problemi i Isa Mustafës?!

Isa Mustafa, ankohet se presidenti është duke punuar në ndarjen e Kosovës.

I njëjti Isa Mustafa, na thotë se ndalja e projektit të ndarjes është rrëzimi i kryeministrit z. Haradinaj, respektivisht kundërshtarit më të madhe të ndarjes.

Mashtrim i bukur apo jo?!

Athua, Isa Mustafa kujton që dinakëria e ironia e tij është e palexueshme për ne?

Athua, kujton ai se ne kemi harruar aq shpejt, që nê sytë e botës, si një shërbëtori i zellshēm, pa fije dinjiteti iu bënte presion deputetëve të LDK-së, për të zgjedhur presidentin që tash kinse ankohet?

Athua, kujton ai, se ne nuk e dimë, se kjo është vetëm një detyrë e rradhës që e ka marrë, për të shfrytëzuar LDK-në, në rrëzimin e kundërshtarit të ndarjes.

Sigurisht, që për ne është i lexueshëm ky rol mjeran i tij. Shpresoj ta lexojnë mirë edhe deputetet e LDK-së, e kam fjalën për ata/ato që nuk e kanë lexuar heren e kaluar. Së paku, të mos ankohen më se nuk e kanë ditur.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Kronika e Zezë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Lajme
Kalo në kategori