LAJMI I FUNDIT:

Berisha e Thaçi nesër përurojnë hapjen e njërit tunel të Kalimashit

Berisha e Thaçi nesër përurojnë hapjen e njërit tunel të Kalimashit

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe ai i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi nesër do të përurojnë hapjen e njërit tunel të Kalimashiti cili përfundimisht bashkon kombin shqiptar.

Ndërkohë galeria e dytë e tunelit po me këto përmasa pritet të përfundojë në shtator të këtij viti.

Puna për hapjen e tunelit ka filluar pikërisht e 25 maj të vitit 2007 nga kompania amerikane “Bektel” dhe kompania nënkontraktuese turke “Enka”.

Kompania “Bektel’Enka” ka rritur ritmet e punimeve edhe në sektorë të tjerë, si përfundimi i 27 urave me një gjatësi prej më shume se 5 kilometra në gjithë segmentin e rrugës prej 60.4 kilometrash, Rrëshen-Kalimash.


Rruga Durrës-Kukës- Morinë, një projekt ky i Qeverise shqiptare është vepra më e madhe inxhinierike në Shqipëri.

Një vit me parë, gjatë inspektimit të punimeve në këtë tunel, kryeministri Berisha kishte deklaruar se, “mendimi i parë që të vjen në mendje është se malet nuk ndajnë më kombin, nuk i ndajnë më shqiptaret. Udhëtimi tek tuneli të rikujton legjendat e shkrirjes së maleve, pasi këto janë punime të përmasave gjigande, të cilat kanë bërë që aorta e shqiptarëve të mbartë një famë në mbarë Evropën, si kryevepër e njeriut”.

Me përurimin e njërit tunel, pritet që së shpejti brenda qershorit të bëhet edhe përurimi i rrugës që ka një gjatësi 170 kilometra nga Durrësi deri në Morinë. Rruga do të mundësojë një lidhje të shpejtë mes Prishtinës dhe brigjeve shqiptare për me pak se 3-orë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Rizvanolli

Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike

Ekonomi
Kalo në kategori