Shqipëria duhet të adoptojë shpejt euron për të mbështetur ekonominë e saj dhe të heqë monedhën e saj, lekun, i tha të enjten kryeministri Sali Berisha agjencisë Reuters. Në një intervistë, pasi foli në një konferencë të ekspertëve të bankave qendrore dhe financave rajonale, Berisha tha se Shqipëria duhet të ndjekë fqinjët e saj, që nuk janë anëtarë të Bashkimit Evropian, si Mali i Zi dhe Kosova, të cilat kanë adoptuar euron.
“Unë mendoj se është jetësore që negociatat me Bankën Qendrore Evropiane të nisin”, – tha ai para se qeveria të nisë një mandat të dytë katërvjeçar, pas betimit që ajo kreu në Presidencë gjatë mëngjesit të së enjtes. “Ne jemi një vend i vogël. Është shumë e vështirë t’i rezistosh euros. Është një presion shumë i madh dhe influencon jashtëzakonisht shumë ekonominë.”
“Kosova ka për monedhë ta saj euron, Mali i Zi po ashtu, Greqia, edhe ajo”, tha Berisha për partnerët fqinjë tregtarë, të cilët përdorin euron. Që të dyja vendet, Mali i Zi, që aplikoi për anëtar i BE në fillim të këtij viti dhe Kosova, që ka perspektivë shumë të gjatë para se të shkojë në BE, për shkak se disa vende nuk e kanë njohur ende, kanë adoptuar në mënyrë të njëanshme euron. Italia, partneri më i madh tregtar i vendit, që shtrihet përgjatë brigjeve të Adriatikut, kohë më parë hoqi lirën për euron. Por analistët thonë madje se dhe Bullgaria, e cila synon të adoptojë euron në vitin 2013, ka shumë gjasa të hasë rezistencë nga vendet në recesion të Evropës Perëndimore, ku është bërë e zakonshme që të mos lejohet përdorimi i euros në vende të tjera që duan t’i bashkëngjiten asaj në kohë krize. Kryeministri refuzoi të përgjigjet se sa kohë do t’i duhet Shqipërisë për të adoptuar euron dhe të shfarosë lekun. “Do të jetë çështje negociatash”, tha ai. “Disa negociata, disa rregullime janë të domosdoshme, e tërë ekonomia po euroizohet. Duke adoptuar euron do të jetë më mirë, më shpejt. Është një proces që nuk varet nga unë”, tha kryeministri. Berisha tha se më e keqja e krizës ekonomike ka kaluar për Shqipërinë dhe se ai priste që rritja ekonomike të ishte nga 4 në 6% për këtë vit dhe vitin që vjen ajo do të shkojë 10%. Ai tha se Shqipëria nuk ka nevojë për kredi nga FMN dhe se ekonomia e Shqipërisë ishte më e fortë se sa ishte parashikuar. “Ekonomia reale ka treguar se është e fuqishme. Ishte mbivlerësuar pesha e sektorit të financës në ekonomi. Shqipëria nuk ra në recesion, pavarësisht krizës”, tha kryeministri.
Bankierë nga Ballkani bëjnë thirrje për një bursë rajonale
Disa prej bankierëve të rëndësishëm të Ballkanit kërkuan dje që të ndërtohet një bursë rajonale, e cila do të mund të shërbente si rrugë për integrimin e pritshëm evropian. “Duke marrë në konsideratë faktin se sa të vogla janë këto vende dhe se sa i vogël është tregu, ndërtimi i një burse rajonale do të ishte një gjë shumë e mirë”, – tha përfaqësuesi i Bankës Qendrore të Serbisë, Radovan Jelasiç. Disa vende të Evropës Juglindore, që janë ende shumë larg anëtarësimit në BE, kanë bursat respektive, përfshirë këtu Serbinë, Bosnjën, Malin e Zi, Maqedoninë. Shqipëria, një vend që është trembur keqas nga piramidat e vitit 1997, ka marrë në konsideratë mundësitë e çeljes së bursës së saj. Hapa konkretë për këtë ide të rëndësishme të çeljes së bursës rajonale nuk u përcaktuan, por ato pritet të diskutohen në kohët më pas, ndoshta muajt që vijnë.
/Adam Tanner & Benet Koleka, Reuters/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProduktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids
Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve