LAJMI I FUNDIT:

Berbatov: Rooney më i mirë se Ronaldo

Berbatov: Rooney më i mirë se Ronaldo

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Dimitar Berbatov, ka thënë se bashkëlojtari i tij Wayne Rooney është lojtari më i mirë në Ligën Premier.

“Wayne është talenti më i madh në Ligën Premier. Kemi humbur një lojtar të madh si Ronaldo, mirëpo edhe kur ai ishte në skuadër, për mua Wayne ishte talenti më i madh natyral”.

“Ai ka më shumë nga loja se Ronaldo. Ia dëshiroj të gjitha të mirat Cristianos, mirëpo ai i takon të kaluarës dhe Manchester Unitedi mund të bëhet edhe më i madh dhe më i mirë pa të”, ka thënë bullgari për “Sky Sports”.